ANALIZAT
SKANERI
IMAZHERIA
KARDIOLOGJIA
DENSITOMETRIA
KARTA SANVITA
APLIKIME PER PUNË
PYETËSOR
ANALIZAT
SKANERI
IMAZHERIA
KARDIOLOGJIA
DENSITOMETRIA
KARTA SANVITA
APLIKIME PER PUNË
PYETËSOR
Mjeke me specialitet Laborator Klinik Biokimik
Dr. Shk. Anila Beqja është Mjeke Laboratori Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica. Ka përfunduar studimet e larta dhe Doktoraturën pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, me temën “Vlerësimi i biomarkusëve të Inflamacionit në Infeksionet e Rënda Bakteriale”. Është staf akademik prej vitesh në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Mban autorësinë e studimeve të shumta, të referuara ne konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së saj ka qënë mjeke e përgjithshme dhe e familjes në DRSKSH Shkodër, Mjeke pranë Laboratorit Klinik-Biokimik të QSUT Tiranë dhe trajnuese e mjekëve të familjes në projektin financuar nga USAID. Vazhdon të ushtrojë profesionin e saj si Mjeke Laboratori në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, shërbimi i Laboratorit Klinik-Biokimik.
Imunologe
Prof.Dr. Anila Mitre, Imunologe dhe drejtuese Mjekësore pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në degën Biologji pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe është specializuar në Imunologji pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Imunologes dhe ka punuar në Departamentin e Gjenetikës pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, gjithashtu është pedagoge në lëndën Biologji Molekulare pranë Fakultetit të Shkencave të Universitetit të Tiranës.
Testi më i mirë jo-invaziv i Gjakut Okult në feçe për skrinimin e kancerit kolorektal
Për shkak të thjeshtësisë dhe performancës së tij të lartë të testuar, Testi sasior Imunokimik Fekal (FIT) aktualisht konsiderohet testi më i mirë jo-invaziv i Gjakut Okult në Fece (FOB) për ekzaminim e Kancerit kolorektal (të zorrës së trashë).
Duke qënë se testimi FIT mund të zbulojë gjakun okult në feçe, konsiderohet si një ekzaminim efektiv dhe i dobishëm për mjekët që do të përcaktojnë ata pacientë të cilët do të duhet t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme të konsideruara më invazive.
Testimi FIT është i dobishëm dhe efektiv për mjekët në rastet e pacientëve me shenja të pakta ose në rastet kur shenjat mungojnë.
Marrja e mostrës me testin FIT (Tubin Sentifit) është mjaft e lehtë dhe mund të kryhet në shtëpi.
Kryerja e Pap Testit zgjat vetëm pak minuta, pasojat e kancerit të qafës së mitrës zgjasin gjithë jetën. Zgjidh parandalimin.
Pap Testi është një test skrinues, që mund të kryhet edhe në gratë e shëndetshme, pa ndonjë shenjë të sëmundjes dhe shërben për të zbuluar tumoret e hershëm të qafës së mitrës, ose ndryshimet që me kalimin e kohës mund të shkaktojnë këtë sëmundje. Implementimi i tij ka kontribuar ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës. Ky është një ekzaminim që duhet të kryhet rregullisht, çdo tre vjet, nga të gjitha gratë pas fillimit të aktivitetit seksual ose të paktën nga mosha 25 vjeç.
Cilat janë kushtet për kryerjen e Pap Testit?
Ekzamini duhet të kryhet në kushtet e mëposhtme:
Pse është një ekzaminim tejet i rëndësishëm?
Pap Testi mund të detektojë tumorin e qafës së mitrës para se ky të zhvillohet dhe, siç e dimë të gjithë, diagnoza e hershme në sëmundjet e kancerit mund të shpëtojë jetën.
Në fakt, kanceri i qafës së mitrës është shumë i fshehtë, duke paraqitur simptoma vetëm në një fazë shumë të avancuar, kur patologjia është pothuajse gjithmonë e papërmirësueshme.
Ju ftojmë të kryeni këtë testim kaq të rëndësishëm për shëndetin tuaj pasi kontrollet periodike janë forma e vetme e mundshme e parandalimit.
Testi më efikas për intolerancën ushqimore
Para së gjithash është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është intoleranca ushqimore dhe mos ta ngatërrojmë atë me alergjinë ushqimore. Në fakt, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi ose shtojce ushqimore, që mund të shkaktohet nga defektet enzimatike (psh. intolerancë ndaj laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve (glutamatet, sulfitet, aminat vazoaktive apo shtojca të tjera), toksinat (aflatoksina), etj.
Shpesh herë intoleranca ushqimore mund të shkaktojë simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqëndrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).
Intermedica ju mundëson kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore me një panel që përfshin testimin e 54, 108 ose 216 ushqimeve ndaj të cilëve mund të shfaqni shqetësime.
Përcaktimi i intolerancës kundrejt ushqimeve dhe shtojcave ushqimore, mund të kryhet nëpërmjet një testi të vetëm me një marrje të thjeshtë gjaku. Ushqimet ndahen në kategori si drithëra që përmbajnë gluten, drithëra pa gluten dhe grupe ushqimesh si mish, qumësht dhe vezë, fruta, barëra dhe erëza, arra dhe farëra, perime, bishtajore, sallatra, kërpudha, peshk dhe produkte deti dhe ushqime të tjera të tilla si maja, mjaltë, kafe dhe çaji i zi.
Metoda Semikuantitative e përdorur (EUROIMMUN – Euro Line Scan) për Testin e Intolerancës Ushqimore është një procedurë e besueshme, e standardizuar në të gjitha aspektet e saj dhe e njohur shkencërisht.
Testimi për intolerancën ndaj ushqimit është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara.
Mjekësia në shërbim të diagnozës së personalizuar
Medikamentet moderne shpëtojnë miliona jetë në vit. Megjithatë jo secili mjekim mund të funksionojë për ju, siç funksionon për njerëzit e tjerë. Mosha juaj, mënyra e jetesës dhe shëndeti janë të gjithë faktorë që ndikojnë në reagimin tuaj ndaj medikamenteve. Mjekësia e personalizuar synon të individualizojë kujdesin shëndetësor nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimeve të veçanta për çdo pacient.
Laboratori Intermedica, i pari laborator që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergjisë molekulare.
Panelet e alergjisë molekulare janë si më poshtë:
Përveç paneleve të alergjisë molekulare në laboratorin Intermedica testohen dhe panele të tjerë:
Me panelet e personalizuara të alergjisë, Intermedica orienton pacientin drejt trajtimit më të duhur në kohën më të përshtatshme.
Zgjidhja e duhur për të njohur më mirë alergjitë
Teknika e diagnostikmit të alergjive në nivel molekular është pjesë e mjekësisë së personalizuar, falë së cilës identifikohet ndaj cilit përbërës alergen është i sensibilizuar pacienti dhe, në varësi të karakteristikave individuale të secilit, përcaktohet terapia më e përshtatshme e mjekimit.
Krahas paneleve që deri më tani kemi përzgjedhur për t’u përshtatur me karakteristikat e zonës Mesdhetare ku bëjmë pjesë, paneli i ri Alex, përfaqëson plotësimin e të gjitha nevojave që pacientet mund të kenë, duke mbuluar deri në 99% të kërkesave të alergologut për vendosje diagnoze.
Ky panel ofron analizimin e 295 alergenëve, prej të cilëve 180 në nivel molekular. Falë mënyrës së përpunimit të mostrës kemi avantazhin e madh të reduktimit të riskut për reaksione të kryqëzuara deri në 95% të zhvillimit të tyre. Ne jemi pranë pacientëve me një gamë të gjërë të paneleve të alergjisë për t’i ofruar alternativën më të mirë dhe më të përshtatshme.
Analiza Metabolike për të porsalindurit
New Born Screening është një test i thjeshtë që detekton çrregullime gjenetike të cilat mund të shkaktojnë një pengesë në rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës dhe gjithashtu vonesa mendore dhe/ose sëmundje kërcënuese që mund të cojnë deri ne vdekje.
Zbulimi i hershëm, diagnoza dhe ndërhyrja mund të parandalojnë paaftësitë dhe t’u mundësojnë fëmijëve një zhvillim të plotë.
Me një test të vetëm ju mund të kontrolloni fëmijën tuaj për 58 sëmundje të ndryshme. Ekziston mundësia e trajtimit për pjesën më të madhe të sëmundjeve që depistohen. Trajtimi mund të përfshijë dieta të posaçme apo medikamente. Foshnjat që marrin trajtim të hershëm dhe të vazhdueshëm mund të rriten e të gëzojnë jetë të gjatë e produktive. Vetëm për disa prej sëmundjeve të detektuara nuk ka trajtim efektiv.
Depistimi metabolik i të porsalindurit duhet të kryhet brenda 48-72 orëve nga lindja dhe preferohet 24 orë pas ushqyerjes me proteina, por ka disa rrethana të caktuara në të cilat ky ekzaminim shtyhet për disa ditë, në këto raste do të informoheni nga mjeku.
Misioni ynë është ti mundësojmë çdo të porsalinduri një skrinim të suksesshëm, efektiv dhe gjithëpërfshirës.
Testi Prenatal Jo Invaziv i Gjeneratës së re
Një test i thjeshtë gjaku mund ti japë mjekëve një informacion të gjerë rreth riskut që ka nëna për të lindur një fëmijë me probleme.
Mësoni rreth testit që po e bën skrinimin gjenetik gjithmonë e më të besueshëm. E dinit që copëza të ADN-së së bebit qarkullojnë në gjakun e nënës?
Testi prenatal jo invaziv (NIPT) përfaqëson një skrinim të thjeshtë të gjakut që analizon pikërisht këtë ADN (të quajtur ADN e lirë qelizore) për të përcaktuar riskun për një numër çrregullimesh gjenetike, përfshirë edhe sindromin Doën. VERACITY TEST është një test prenatal (realizohet para lindjes) që analizon AND-në e lirë qelizore të bebit të marë nga gjaku i nënës, duke përcaktuar kështu riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullime gjenetike. Rezultati i këtij testi ndihmon nënën dhe mjekun për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
NIPT-i kryhet nëpërmjet një marrje të thjeshtë dhe të shpejtë të gjakut me një shiringë të zakonshme, pa cënuar në asnjë formë nënën dhe bebin. Gjaku më pas dërgohet në laborator ku ekzaminohet ADN-ja e bebit nga gjaku i nënës për të përcaktuar anomalitë, nëse ka.
Ky test gjithashtu përcakton me saktësi edhe gjininë e bebit që në javën e 10-të të shtatëzanisë dhe mund të kryhet edhe në shtatzani binjake.
Intermedica e ofron këtë test në 4 panele të veçanta:
Varianti A: Veracity (Trisomia 21;18;13)
Varianti B: Veracity (Trisomia 21;18;13 + Fetal Sex)
Varianti C: Veracity (Trisomia 21;18;13+Fetal Sex+Aneuploidite XY)
Varianti D: Veracity (Trisomia 21;18;13 + Fetal Sex + Aneuploidite XY + Mikrodelecionet)
Rekomandimet më të fundit të ACOG (Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë) janë që mjekët duhet të marin parasysh të gjitha mundësitë e skrinimit tek të gjitha gratë shtatzëna, pavarësisht moshës ose riskut. Vendimi është personal dhe kjo fazë konsulence është tepër e rëndësishme.
Në krahasim me testet e tjera, Veracity është testi më i saktë për të përcaktuar riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullime kromozomike. Duke qënë se ky test realiozhet që në javën e 10–të të shtatzanisë, nuk ka risk për abort pasi nuk është test invaziv dhe ka saktësi mbi 99%, pra padyshim Veracity mbetet testi ideal prenatal.
Testim i saktë, jo invaziv dhe i shpejtë për diagnostikimin e Helicobacter Pylori (shkaku kryesor i ulçerave të stomakut dhe duodenit).
Testi i Frymëmarrjes përdoret:
Dëshironi të kryeni testimet për Covid-19?
Intermedica është laboratori i licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për këtë qëllim.
Intermedica ka krijuar edhe një paketë monitorimi për të prekurit nga Covid-19
të menduar posacërisht nga mjekët tanë.
Paketa e monitorimit:
Diagnozë me imazhe
Dr. Blerina Saraçi, Mjeke Specialiste në Diagnozën me Imazhe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica,
është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës,
është specializuar në Diagnozë me Imazhe pranë Fakultetit të Mjekësisë, QSUT Tiranë dhe është rezident
në Departamentin Diagnozë me Imazhe, duke u shpallur fituese në konkursin kombëtar.
Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke e Përgjithshme pranë QSUT, Tiranë, në Shërbimin Anestezi-
Reanimacion, Sekretare e Shoqatës Shqiptare të Ekografisë, Mjeke specialiste, Shërbimi Universitar i
Kirurgjisë dhe Imazherisë pranë Spitalit Rajonal Durrës dhe vazhdon të ushtrojë profesionin e Mjekes
Specialiste në Departamentin e Diagnozës me Imazhe, Kabineti i Radiologjisë, Poli i integruar i Pediatrisë
në QSUT.
Gjithashut është Pedagoge e jashtme në Departamentin e Semiologjisë klinike dhe imazherike, lenda
Radiologji e përgjithshme për ciklin e parë të studimeve, Hyrja në Radiologji, Radiodiagnostika e
thoraksit, Radiodiagnostika e sëmundjeve pediatrike për ciklin e tretë të studimeve, në Fakultetin e
Mjekësisë, QSUT, Tiranë.
Mjeke e Përgjithshme
Dr. Iva Saveta, Mjeke e Përgjithshme në Kabinetin e Kardiologjisë pranë rrjetit të Laboratorëve
Intermedica, është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e
Tiranës dhe praktikante në Departamentin e Imazherisë pranë Urgjencës QSUT.
Mjek Radiolog
Dr. Renard Plaku, Mjek Radiolog pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është specializant
në Imazheri. Është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e
Tiranës dhe po kryen specializimin në Degën Radiologji.
Ka kryer Praktikë në Departamentin e Imazherisë pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, praktikë në
Rezonancën Manjetike të Departamentit të Imazherisë të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,
praktike pranë Shërbimit të Urgjencës së Departamentit të Imazherisë në QSUT dhe praktike pranë
Departamentit të Imazherisë Pediatrike në QSUT, etj.
Mjek i Përgjithshëm
Dr. Sokol Birjani, Mjek pranë Laboratorit Intermedica në qytetin e Sarandës, është diplomuar në Mjekësi
të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është specializuar në
Anestezi.
Gjatë karrierës së tij ka ushtruar profesionion e Mjekut të Përgjithshëm pranë Qendrës Shëndetësore
Lukove, Sarandë dhe Mjek Anestisiolog dhe Reanimator pranë Spitalit “Petro Nako” Sarandë.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Adriana Prifti, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë dhe vazhdon studimet për Doktoraturë me temën “Vlera e
Biomarkuesve në Monitorimin Terapeutik në në Sëmurët që Trajtohen me Antipsikotikë dhe Antidepresivë”.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes së përgjithshme, pranë D.SH.P. Fier dhe Mjeke
Laboratori Klinik-Biokimik në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 Tiranë.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Margarita Kurti, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është Diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ka fituar të drejtën për të ndjekur Studimet e Doktoraturës në Fushën Laboratorike dhe nga viti 2015 ka fituar gradën shkencore “Doktor”.
Gjatë karrierës së saj ka punuar si mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore “Tafil Skendo”, Kucovë dhe ka dhënë mësim në Shkollën Profesionale MEDIKOM në lëndët “Organizim Laboratori dhe Onkologji”.
Në vazhdim ka ushtruar profesionin e pedagoges së jashtme të lëndës së Imunologjisë së Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithme. Prej shkurtit të vitit 2009 është emëruar mjeke në Shërbimin e Imunologjisë në QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Irma Kola, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Gjatë karrierës së saj, ndër të tjera ka qënë Përgjegjëse e Kujdesit Shëndetësor I.E.V.P., Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve, Drejtuese Teknike (Mjeke Laboratori), 3P Life Logistik dhe Mjeke Laboratori
Klinik Biokimik IVSHB (Spitali Burgut), Tiranë.
Anatomapatologe
Dr. Armela Priftaj, Mjeke Anatomopatologe pranë Intermedica Center, është diplomuar në Mjekësi të
Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, është specializuar në Patologji.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes së Përgjithshme, të Mjekes Patologe në QSUT
“Nënë Tereza”, prej vitit 2013 ushtron profesionin e Patologes pranë Spitalit Universitar Obstetrik
Gjinekologjik “Mbretëresha Xheraldinë”.
Është pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Tekniko-Mjekësore të Universitetit të Tiranës.
Mjeke Mikrobiologe
Dr. Laureta Berberi, Mjeke Laboratori dhe Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në Mikrobiologji pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjatë karrierës së saj ka punuar pranë Spitalit Rajonal të Burrelit si Shefe Shërbimi pranë Laboratorit dhe në Spitalin Hygeia në Tiranë në pozicionin e nën-drejtoreshës pranë laboratorit qendror (Profili Klinik-Biokimik dhe Mikrobiologji).
Gjatë këtyre viteve ka marë pjesë si autore dhe bashkëautore në disa punime shkencore të publikuara brenda dhe jashtë vendit dhe ka ndjekur edukimin në vazhdim me trajnime të ndryshme që janë organizuar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e mjekësisë laboratorike.
Mjek Mikriobiolog
Dr. Blegina Arapi, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji – Departamenti i Laboratorëve, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare Master në Parazitologji dhe po vazhdon studimet e
doktoraturës në Parazitologji me temën “Epidemiologjia e sëmundjeve parazitare në Qytetin e Tiranës”.
Karriera e saj vazhdon si Mjeke Mikrobiologe pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Tiranë (Shefe
Laboratori) dhe si Pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Laboratorëve.
Dr. Aurora Knuti, Mjeke për Trajtimin me antikoagulantë pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është
diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Është specializuar në Anestezi Reanimacion pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në fushën e
Serologjisë në Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut dhe në fushën e Biokimisë klinike në
Laboratorin Biokimik Qendror, QSUT, gjithashtu ka mbrojtur dizertacionin për gradën shkencore
“Doktor i shkencave” me temë “Krahasimi nga këndvështrimi i ndryshimeve acido – bazike dhe
elektrolitike i dy mënyrave të mbrojtjes së miokardit gjatë qarkullimit ekstra korporal”.
Gjatë karrierës së saj ka ushtruar profesionin e Mjekes anesteziste – reanimatore në Klinikën e Kardio-
Kirurgjisë, QSUT, Mjeke në sektorin e Serologjisë dhe Biokimisë, QSUT dhe ndër të tjera ka qënë Mjeke
për ekzaminimin dhe trajtimin me antikoagulantë të pacientëve të operuar nga zemra.
Mjek Mikrobiolog
Dr. Merita Trajani, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke Mikrobiologe në Drejtoritë e Higjenës dhe Epidemiologjisë në
qytetet e Beratit dhe Vlorës, Mjeke në Drejtorinë e Shëndetit Publik Tiranë dhe Mjeke Mikrobiologe në
Laboratorin Mikrobiologjik (D.SH.P. Tiranë). Gjthashtu ka qënë pedagoge e Degës së Mikrobiologjisë në
Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” dhe Lektore në kursin e leksioneve trajnuese për personelin
shëndetësor të D.SH.P. Tiranë.
Mjek Bakteriolog
Dr. Markelian Koçi, Mjek Bakteriolog pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Bakteriologji pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë.
Gjatë karrierës së tij ka ushtruar profesionin e Mjekut të Familjes pranë Departamentit të Shërbimit
Parësor në Lushnje dhe specializime në Spitalin e Lushnjes.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Adilta Bejko, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Klinik-
Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Ka ushtruar profesionin e pedagoges së jashtme në lëndën Hemtalogji në Kolegjin “Logos” dhe ka qënë
Mjeke patologe pranë Drejtorisë Shëndetësore Elbasan dhe Mjeke Patologe pranë Qendrës Shëndetësore
nr. 5 Elbasan.
Ka ndjekur Trajnime të ndryshme mbi panelet e fundit të antigenëve dhe kalimi në nivel molekuar i
testeve alergjike si një mjet i rëndësishëm për terapi, patologjitë e ndryshme hematologjike dhe testet
laboratorike që vendosin diagnozen; Testet që mbështeten në bashkëveprimin antigen antitrup dhe matja e
vlerësimi i tyre në varësi të metodës ELISA apo EUROLINE me anën e EUROBLOT ONE dhe është
pjesëmarrëse aktive me punime të ndryshme në kongreset e mjekësisë laboratorike të nivelit rajonal e
ndërkombëtar.
Mjek Mikrobiolog
Dr. Fatbardha Lame, Mjeke Mikrobiologe pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në
Mikrobiologji Klinike pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.
Gjatë karrierës së saj ka punuar për 35 vjet në Laboratorin Mikrobiologjik të QSUT-së, ka qënë
përgjegjëse për vlerësimin e infeksioneve nosocomiale në Repartet e Kirurgjisë së Përgjithshme,
Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Infantile. Ka trajnuar dhe udhëhequr mjekë të shumtë të rinj specializantë,
të cilët kanë kryer praktika ose kanë filluar punë pranë Intermedica.
Gjithashtu ka qënë pedagoge në degët Mikrobiologji, Parizotologji dhe Mykologji dhe ka marë pjesë në
procesin e përgatitjes së librave mësimorë të fakultetit.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Shega Abdiu, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në “Mjek
Laboratori Klinik-Biokimik” pranë QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Gjatë karrierës së saj ka qënë Mjeke e Përgjithshme dhe Përgjegjëse e Qendrës Shëndetësore Sllove, në
qytetin e Dibrës, Përgjegjëse Laboratori pranë Spitalit Rajonal Peshkopi si dhe Mjeke Laboratori në
struktura të ndryshme spitalore private.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Keti Panduku, Mjeke Klinik-Biokimik pranë rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është diplomuar në
Mjekësi të Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, specializuar në teknika
laboratorike dhe hematologji.
Gjatë karrierës së saj të gjatë, ka qënë Drejtuese e Laboratorit Klinik të Spitalit të Tiranës nr. 1, mjeke
laboratori e Poliklinikës Qendrore Tiranë dhe e Spitalit të Beratit. Gjithashtu ka qënë hematologe pranë
Shoqatës Shqiptare të Hemofilisë dhe Drejtuese e Qendrës Kombëtare të Hemofilisë. Ka qënë pedagoge
pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe ka përgatitur publikime të ndryshme dhe artikuj të shumtë mjekësor.
Mjek Klinik – Biokimik
Dr. Shk. Palmira Daja, ushtron profesionin e saj si Mjeke Klinik-Biokimik pranë Laboratorit Intermedica
dhe gjithashtu është Mjeke e Përgjithshme pranë Spitalit Pediatrik Tiranë prej vitit 1983.
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe gjithashtu ka përfunduar
Doktoraturën për kualifikimin shkencor pasuniversitar duke përfituar titullin “Doktor i Shkencave”.
Ka përfunduar disa kurse për hematologjinë pediatrike, për laboratorët biokimikë-klinik, etj.
Prof. Dr. Spiro Qirko, një nga emrat më në zë të kardiologjisë shqiptare ushtron profesionin e Mjekut
Kardiolog pranë Intermedica Center. Është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e
Mjekësisë Tiranë “cum laude”. Ka kryer specializimin në Kardiologji, në Tiranë dhe më pas në Echokardiografi në Qendrës Spitalore Universitare Beaujon, në Paris, Francë. Ka kryer studime post – universitare në Doppler Echokardiografi në Bas Krozingen (Gjermani) dhe Kërkime Shkencore në “Echocardiographic evaluation of the right ventricular filling in arterial hypertension” në Departamentin e Kardiologjisë në Qendrës Spitalore Universitare Beaujon, në Paris. Ka kryer edhe aktivitete të tjera të
shumta studimore, kërkimore dhe rreth 130 botime të ndryshme.
Ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime në mbarë botën dhe aktiviteti studimor dhe professional i Prof.
Dr. Spiro Qirko është një nga më të rëndësishmit në panoramën e mjekësisë shqiptare.
Gjatë eksperiencës së tij shumë vjecare dhe të suksesshme, ndër të tjera ka qënë Kardiolog i Klinikës
Kardiologjike të Tiranës, Anëtar i Shoqatës Francezë të Echokardiografisë, Drejtori i Departamentit të
Kardiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, Anëtar i Shoqatës Franceze të Kardiologëve,
Profesor Kardiologjie, Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Doppler Kardiak, Kryetari i Shoqatës
Shqiptare të Kardiologjisë, Kryetar i Komisionit të Botimeve të Fakultetit të Mjekësisë, etj.
Ka marë titullin “Kandidat i Shkencave” me temën “Hypertensive Cardiomyopathy. Echo- clinical study”
dhe titullin “Profesor” në 1998, më 1990 ka marë titullin “Doktor i Shkencave” me temën “Hemodinamic
informations derived from echocardiography”.
Aktiviteti i Prof. Dr. Spiro Qirko është shumë i pasur dhe ka kulminuar me dekorimin nga Presidenti i
Republikës me urdhërin “Mjeshtër i madh” me motivacionin "Personalitete të shquar të mjekësisë
shqiptare, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor në vend, veçanërisht, të
kardiologjisë, si dhe në përgatitjen e brezave të mjekëve të rinj”.
Konsulent Shkencor
Profesor Doktor Anesti Mavridis, i diplomuar për mjekësi në Universitetin Aristotelio të Selanikut,
Konsulent Shkencor i rrjetit të Laboratorëve Intermedica, është Profesor Mikrobiologjie në Fakultetin
Mjekësor të Universitetit të Janinës, gjithashtu Drejtor i Laboratorit Mikrobiologjik Universitar dhe
Kryetari i Komisionit të Infektivit të Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Janinës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë Prof. Dr. Mavridis ka marë titullin Specializand i Mikrobiologjisë, ka
përfituar titullin në Klinikë Mikrobiologjike dhe është emëruar Drejtor i Laboratorit Mikrobiologjik të
Spitalit të Përgjithshëm Rajonal “G. Chatzikosta”.
Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është
kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.
Titullar i Institucionit
Dr. Vasil Llajo, është Mjek anestezist i diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Mjekësisë.
Ka ushtruar për disa vite profesionin e mjekut në Spitalin Nënë Tereza në Shqipëri, ku ka qënë edhe shefi
i Anestezisë në Departamentin e Neurokirurgjisë dhe në Spitalin KAT në Athinë. Prej vitit 1996 është
themeluesi dhe drejtuesi i rrjetiti të Laboratorëve mjekësorë Intermedica dhe disa Kompanive të tjera në
fushën mjekësore në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë.
Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është
kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.
ÇMIMI: nga 4,900 3’000 lekë
ÇMIMI: nga 8,300 5’900 lekë
ÇMIMI: nga 14,900 11’500 lekë
Dr. Vasil Llajo, është Mjek anestezist i diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Mjekësisë.
Ka ushtruar për disa vite profesionin e mjekut në Spitalin Nënë Tereza në Shqipëri, ku ka qënë edhe shefi
i Anestezisë në Departamentin e Neurokirurgjisë dhe në Spitalin KAT në Athinë. Prej vitit 1996 është
themeluesi dhe drejtuesi i rrjetiti të Laboratorëve mjekësorë Intermedica dhe disa Kompanive të tjera në
fushën mjekësore në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë.
Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e
diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është
kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.
ÇMIMI: 7’500 lekë 3’400 lekë