Intermedica 25 vjet profesionalizëm dhe cilësi në punën e saj.

Ajo që e bën të veçantë laboratorin Intermedica është implementimi i metodave më të reja laboratorike.

Avantazhet

 Sensitivitet i lartë: ciklet e ngacmimit të shumëfishta mund të përforcojnë sinjale
për të rritur nivelin e dritës duke e bërë këtë metodë mjaft të ndjeshme.

 Gama e gjërë dinamike: nënkupton që nivele shumë të larta apo shumë të ulëta të koncentrimit mund të maten pa patur nevojën e hollimeve të shumëfishta të mostrave të cilat modifikojnë rezultatin.

 Metodë e lehtë për tu përdorur: është metodë e thjeshtë për tu asimiluar dhe
përdorur nga mjekët dhe laborantët duke mos lënë kështu hapsirë për gabime.
 Fleksibilitet i lartë: reagentët janë të qëndrueshëm, jo radioaktivë dhe konjugohen në mënyrë të përshtatshme me molekulat biologjike.

• Performancë dhe cilësi e jashtëzkonshme: Elektrokemilumineshenca është një sistem shumë i suksesshëm i detektimit që jep të dhëna klinike për një sërë mostrash përfshirë mostra qelizore, serum, plazëm, gjak total, etj.

Electrochemiluminescenca (ECL)

Electrochemiluminescenca është një lloj lumineshence e prodhuar gjatë reaksioneve elektrokimike. Në ECL mediatorët i nënshtrohen një reaksioni “exergonic” për të prodhuar një gjendje të eksituar elektronike dhe pastaj për të emetuar dritë gjatë relaksimit në një gjendje më të ulët.

Kjo gjatësi vale e fotoneve të dritës të emetuara, i korrespondon diferencës së energjisë ndërmjet këtyre dy gjendjeve. Energjia e ngacmimit merret nga rekombinimi i llojeve të oksiduara dhe të reduktuara.

Elektrodat me përbërje karboni lejojnë lidhjen e lehtë të reagentëve biologjikë. Hapi i dytë është përdorimi i markuesve elektrokemilumineshentë që janë të lidhura me antitrupat zbulues. Pastaj aplikohet energji elektrike në elektroda që çon në lëshimin e dritës nga markuesit. Intensiteti i dritës matet për të përcaktuar koncentrimin në mostër.

ECL është shumë e dobishme në aplikimet analitike si një metodë shumë e ndjeshme dhe selektive.

Ajo kombinon avantazhet analitike të analizës kemilumineshente (mungesa e sinjalit optik në sfond) me lehtësinë e kontrollit të reaksionit duke aplikuar potencialin e elektrodës. Si një teknikë analitike ajo paraqet avantazhe të jashtëzakonshme mbi metodat e tjera për shkak të konfigurimit të thjeshtuar optik dhe kontrollit të mirë kohor dhe hapsinor.

ELISA

Analizat e imunosorbentëve të lidhura me enzimë (Enzyme-linked Immunosorbent Assays – ELISAs) kombinojnë specifikat e antitrupave me ndjeshmërinë e analizave të thjeshta enzimatike, duke përdorur antitrupa ose antigjenë të shoqëruar me një enzimë të analizuar lehtësisht.

Me anë të metodës ELISA arrihet të realizohet një matje e saktë e përqëndrimit të antitrupit ose antigenit. Ka dy variante kryesore të kësaj metode: a) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antigenit që njihet nga një antitrup ose b) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antitrupit që njeh një antigen.

Avantazhet

ELISA ka specificitet dhe sensitivitet tepër të lartë.
 Reagentët janë shumë rezistent.
 Është e thjeshtë për tu realizuar.
 ELISA mund të përdoret për testimin e një numëri të gjërë sëmundjesh infektive.

IMMUNOBOLT

Kjo metodë përdoret kryesisht për diagnostikimin molekular të alergjisë. Alergologjia Molekulare është një aplikim i ri që përdor proteina ose përbërës të vetëm të alergenëve për testim, duke bërë të mundur matjen me saktësi të lartë të antitrupave IgE ndaj një përbërësi të një alergeni specifik.

Diagnostikimi molekular i alergjisë mundëson identifikimin e saktë të përbërësve që shkaktojnë alergji, përmirësimin e vlerësimit të riskut për reaksionet e rënda si dhe analizimin diferencial të reaksioneve të kryqëzuara.

Diagnostikimi me saktësi i alergenit i hap rrugë mjekut që të përcaktojë me saktësi imunoterapinë e duhur duke arritur keshtu në një menaxhim optimal të pacientit dhe garantimin e një cilësie jetese më të mirë për të.

PCR – REAL TIME

Analizimi i ADN-së, ARN-së dhe proteinave në nivel molekular, e njohur si diagnostika molekulare është targeti kryesor i laboratorit Intermedica. Analizimi modern i bazuar në detektimin e acideve nukleike paraqet avantazhe të konsiderueshme krahasuar me metodat tradicionale të detektimit të patogjenëve në organizmin e njeriut.

Këto procedura detektojnë viruset, bakteriet dhe parazitët shumë më shpejt dhe me një sensitivitet dhe specificitet shumë herë më të madh. Në nivel gjenetik dhe proteinik, shkaku i një sëmundje tani mund të gjendet me një saktësi shumë të madhe duke i hapur kështu rrugë zhvillimit të teknikave të reja terapeutike.

Analizimi i strukturës gjenetike të një individi u jep mundësi mjekëve të parashikojnë dekursin e një sëmundje të caktuar. Gjithashtu, biologjia molekulare i siguron mjekësise moderne paisjet e nevojshme për të zhvilluar strategji tërësisht të reja dhe të personalizuara në betejën kundër patologjive.

Spitalet dhe qendrat diagnostike që përdorin këto teknika janë në kërkim të produkteve që garantojnë nivelet më të larta të besueshmërisë dhe maksimumin e shpejtësisë. Aplikimi i biologjisë molekulare praktikisht ka revolucionarizuar diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Duke patur në dispozicion gjithë këto metoda të nje saktësie te lartë diagnostikuese, Intermedica nuk e ka parë aspak të arsyeshme që të fusë në përdorim testet e shpejta.

Të metat e testeve të shpejta janë këto:

 Janë teste kryesisht cilësore duke prodhuar vetëm përgjigje: “Po / Jo” që japin shumë më
pak informacion sesa testet sasiore ekzistuese laboratorike.
• Ato kërkojnë interpretim subjektiv që ndikon në rezultat.
 Reagentët kanë jetëgjatësi të shkurtër dhe rezistencë të ulët.
 Në shumë raste testet e shpejta janë shumë herë më pak sensitive ose shumë herë më pak
të saktë krahasuar me metodat referente laboratorike.
 Kërkon një kontroll të gjërë dhe të fuqishëm të cilësisë dhe mekanizmave për sigurimin e
cilësisë.
Pikërisht duke qënë në dijeni të këtyre anëve negative të testeve të shpejta që perdoren
rëndom nëpër klinika dhe laboratore, Intermedica ka bërë një marrëveshje me cilësinë dhe nuk realizon asnjë analizë me këto metoda.