EUROArray System

Metoda Microarray konsiston në disa sekuenca ADN-je, të cilat janë të vendosura në një sipërfaqe qelqi.

Në spote mikroskopike dhe pozicione saktësisht të përcaktuara. Materiali gjenetik i individit izolohet ose purifikohet dhe më pas shumëfishohet (me PCR) përmes sondave (probeve) specifike, të cilat janë të shënjuara me fluoreshencë. Identifikimi i pranisë së tyre të konfirmohet përmes gjenerimit të sinjalit me fluoreshencë.

Kjo medotë moderne e biologjisë molekulare lejon të identifikojmë mutacione të ndryshme të dyshuara apo nëse jemi mbartës të një sëmundje të caktuar. Në vetëm disa sekonda, rezultatet gjenerohen përmes aparatit EUROArray Scanner, i cili është plotësisht i automatizuar dhe gjeneron automatikisht rezultatin e standardizuar duke shmangur çdo veprim të jashtëm të përdoruesit. Kontrollet e integruara të përfshira në mostrën e analizuar konfirmojnë një proces të sigurtë.