Intermedica mbylli me sukses për të dytin vit rradhazi panairin më të madh të shëndetësisë Expo Medical, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në datat 31 tetor – 2 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Ky event bashkon biznesin dhe strukturat që ofrojnë shërbime shëndetësore, si një platformë gjithëpërfshirëse për të promovuar produktet inovatore në dobi të shëndetit të qytetarëve.