Sacycler 96 System, SACACE Biotechnologies

Kompania Sacace Biotechnologies ofron sistem të automatizuar të ekstraktimit, purifikimit si dhe zhvillimit në kohë reale të reaksionit zinxhir të polimerazës (Real Time PCR).

Sistemi përbëhet nga SaMag-12, i cili është aparati ekstraktues dhe instrumenti SaCycler96 që kryen shumëfishimin me PCR. Përmes këtij sistemi mundësohet detektimi i dhjetëra infeksioneve bakteriale apo ngarkesave virale, rezistencës bakteriale, sëmundjeve SST dhe sëmundjeve gjenetike përmes diagnostikës molekulare me një sensitivitet dhe specifitet të lartë.

Aparati ka një kapacitet maksimal vendosjesh ekstraktesh, kalibratorësh dhe kontrollesh deri në 96 dhe koha e daljes së rezultatit kushtëzohen në varësi të testit.