RRETH NESH

HISTORIKU

STAFI

METODAT

HISTORIKU

Evolucioni i diagnostikës në funksion të jetëgjatësisë

“Life needs care”. Jeta kërkon kujdes, dhe këtë e gjeni në Intermedica. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua rreth 25 vjet më parë dhe do vazhdojë të veprojë, duke siguruar gjithnjë qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe cilësisë si edhe inovacionin në fushën e shëndetësisë. Laboratori Intermedica u themelua në qershor të vitit 1996, falë dëshirës së fortë të Dr. Vasil Llajo për të sjellë një risi në panoramën mjekësore private. Intermedica është laboratori i parë privat si pionier i këtij aktiviteti dhe ka si objektiv kryesor ofrimin e praktikave më të avancuara ndërkombëtare në shërbim të pacientëve në Shqipëri. Ndërsa sot, në bashkëpunim me specialistë të botës perëndimore, realizon jo vetëm diagnostikimet laboratorike të rutinës, por një sërë ekzaminimesh që përfshijnë biologjinë molekulare dhe gjenetikën dhe që janë të aftë të zbulojnë e parandalojnë shumë sëmundje.

Teknologjia më e avancuar

Laboratori përdor teknologjinë dhe metodat më të fundit. Në Intermedica janë instaluar pajisje dhe analizatorë të kompanive Roche, Sysmex dhe Euroimmun, disa nga kompanitë më të njohura në fushën e ekzaminimeve laboratorike. Intermedica ka qenë e para qendër diagnostike që ka instaluar në Shqipëri Modular Cobas 6000, Cobas TaqMan 48 PCR, Cobas E411, Integra 400, Stago Compact, Sebia Capillary Electrophoresis, Cobas U411 dhe Sysmex XS-1000i dhe XN-550, VITEK 2 Compact dhe Sysmex UN – Urineanalysis series (UF 4000 / UC 3500) dhe EUROBlotOne. Këto pajisje monitorohen online 24 orë në 7 ditë të javës. Ndjekja e të gjitha proceseve laboratorike kryhet me sistemin barcode LIS-PSM, i instaluar për herë të parë në Shqipëri vetëm në laboratorin Intermedica. Ky sistem i cakton çdo pacienti një bar kod unik, të pandryshueshëm gjatë gjithë proceseve ekzaminuese.

Intermedica bashkëpunon me më shumë se 300 laboratorë në të gjithë Shqipërinë dhe ka gjithashtu një bashkëpunim ndërkombëtar me Struktura të rëndësishme mjekësore në Shtetet e Bashkuara (Mayo Clinic), në Greqi (Bioiatriki, In-Vitro Labs, Intergenetics, Medicyn, Microanalysis, Neo Screen, etj.), në Qipro (NIPD Genetics), në Holandë (European Laboratory of Nutrients), në Gjermani (Bioscientia Helathcare Group), etj. Procesi i dërgesës së mostrave jashtë vendit i nënshtrohet kontrolleve të rrepta të cilësisë, për të siguruar që ato të arrijnë në laboratorët përkatës në kushte optimale, duke mundësuar kështu precizion të lartë të rezultateve.

Zbatimi i procedurave të cilësisë e kontrollit të brendshëm, dhe pjesëmarrja në programin e jashtë0m ndërkombëtar të kontrollit të cilësisë, mundësoi certifikimin e laboratorit në Menaxhim me EN ISO 9001-2015 dhe certifikimin në Akreditim me EN ISO 15189-2012 nga Hellenic Accreditation System (E.S.Y.D.). Laboratori Intermedica është i pari në llojin e tij që ka arritur kushtet për akreditim. Në 2018, laboratori është zgjeruar më tej për të bërë diagnozën sa më gjithëpërfshirëse dhe tani ofron edhe diagnostikimin me ultratinguj përmes një platforme të gjeneratës së re, teknologjisë më të fundit në fushën e ekografisë me elastografi. Pajisja e instaluar në laborator përfshin shumë funksione për secilin specialitet. Sistemi i përdorur në Intermedica mundëson ruajtjen e ekzaminimeve dhe imazheve të secilit pacient për një kohë shumë të gjatë.

Nga Nëntori 2019, Intermedica implementon gjithashtu sistemin DXA për të ofruar testimin e densitetit kockor dhe analizën e përbërjes së trupit, me mundësinë për të përfituar nga një gamë të gjerë të aplikacioneve klinike.
Këto mundësi janë të prekshme pranë Intermedica, rrjeti i të cilës shtrihet me 15 filiale në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Kosovë, me mbi 120 profesionistë të specializuar, të trajnuar dhe formuar sipas standarteve më të fundit mjekësore.

Teksa shfleton përvojën tonë, të regjistruar në mijëra analiza të thjeshta e të ndërlikuara klinike, je i qartë se në Intermedica do të marrësh shërbimin më të përshtatshëm në ekzaminimin laboratorik njerëzor. Me një gamë prej rreth 3,000 testesh, Intermedica siguron gjerësinë dhe thellësinë e nevojshme për të siguruar informacione parashikuese mbi rrezikun dhe për tëmonitoruar regjimet terapeutike specifike për secilin pacient.
Laboratori është në një proces modernizimi të vazhdueshëm dhe ndjek nga afër zhvillimet ndërkombëtare në diagnostikën klinike.
Teste dhe teknika të reja analitike përfshihen vazhdimisht në praktikën laboratorike për të siguruar të njëjtin nivel të laboratorëve të huaj të referencës. Mjekët janë të specializuar në një sektor specifik dhe me përvojën e tyre shumëvjeçare, ata gjithashtu kanë kryer trajnime dhe mbikëqyrje të stafit të ri. Stafi pritës dhe infermieria, të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin, aplikojnë etikën e komunikimit duke vendosur pacientin në qendër të vëmendjes.

STAFI

Laboratori mjekësor Intermedica ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Çdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar.

Dr. Vasil Llajo

Titullar i Institucionit

Prof. Dr. Anestis Mavridis

Konsulent Shkencor

Prof. Dr. Spiro Qirko

Mjek Kardiolog

As. Prof. Anila Mitre

Imunologe

Dr. Shk. Palmira Daja

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Shk. Anila Beqja

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Keti Panduku

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Shega Abdiu

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Fatbardha Lame

Mjek Mikrobiolog

Dr. Adilta Bejko

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Markelian Koçi

Mjek Bakteriolog

Dr. Merita Trajani

Mjek Mikrobiolog

Dr. Aurora Knuti

Dr. Blegina Arapi

Mjek Mikriobiolog

Dr. Laureta Berberi

Mjeke Mikrobiologe

Dr. Armela Priftaj

Anatomapatologe

Dr. Irma Kola

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Adriana Prifti

Mjek Klinik – Biokimik

Dr. Laureta Berberi

Mjeke Mikrobiologe

Dr. Sokol Brijani

Mjek i Përgjithshëm

Dr. Renard Plaku

Mjek Radiolog

Dr. Iva Saveta

Mjeke e Përgjithshme

Dr. Blerina Saraçi

Diagnozë me imazhe

STAFI

Laboratori mjekësor Intermedica ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike veçanërisht si rezultat i stafit të kualifikuar dhe me eksperiencë pune shumë vjeçare në mjekësinë laboratorike. Çdo njëri nga mjekët është i specializuar dhe kompetent në një sektor të caktuar.

METODAT

Intermedica 25 vjet
profesionalizëm dhe
cilësi në punën e saj.

Ajo që e bën të veçantë laboratorin Intermedica është implementimi i metodave më të reja laboratorike.

Electrochemiluminescenca (ECL)

Electrochemiluminescenca është një lloj lumineshence e prodhuar gjatë reaksioneve elektrokimike. Në ECL mediatorët i nënshtrohen një reaksioni “exergonic” për të prodhuar një gjendje të eksituar elektronike dhe pastaj për të emetuar dritë gjatë relaksimit në një gjendje më të ulët. Kjo gjatësi vale e fotoneve të dritës të emetuara, i korrespondon diferencës së energjisë ndërmjet këtyre dy gjendjeve. Energjia e ngacmimit merret nga rekombinimi i llojeve të oksiduara dhe të reduktuara. Elektrodat me përbërje karboni lejojnë lidhjen e lehtë të reagentëve biologjikë. Hapi i dytë është përdorimi i markuesve elektrokemilumineshentë që janë të lidhura me antitrupat zbulues. Pastaj aplikohet energji elektrike në elektroda që çon në lëshimin e dritës nga markuesit. Intensiteti i dritës matet për të përcaktuar koncentrimin në mostër. ECL është shumë e dobishme në aplikimet analitike si një metodë shumë e ndjeshme dhe selektive. Ajo kombinon avantazhet analitike të analizës kemilumineshente (mungesa e sinjalit optik në sfond) me lehtësinë e kontrollit të reaksionit duke aplikuar potencialin e elektrodës. Si një teknikë analitike ajo paraqet avantazhe të jashtëzakonshme mbi metodat e tjera për shkak të konfigurimit të thjeshtuar optik dhe kontrollit të mirë kohor dhe hapsinor.

Avantazhet:

• Sensitivitet i lartë: ciklet e ngacmimit të shumëfishta mund të përforcojnë sinjale për të rritur nivelin e dritës duke e bërë këtë metodë mjaft të ndjeshme.

• Gama e gjërë dinamike: nënkupton që nivele shumë të larta apo shumë të ulëta të koncentrimit mund të maten pa patur nevojën e hollimeve të shumëfishta të mostrave të cilat modifikojnë rezultatin.

• Metodë e lehtë për tu përdorur: është metodë e thjeshtë për tu asimiluar dhe përdorur nga mjekët dhe laborantët duke mos lënë kështu hapsirë për gabime.

• Fleksibilitet i lartë: reagentët janë të qëndrueshëm, jo radioaktivë dhe konjugohen në mënyrë të përshtatshme me molekulat biologjike.

• Performancë dhe cilësi e jashtëzkonshme: Elektrokemilumineshenca është një sistem shumë i suksesshëm i detektimit që jep të dhëna klinike për një sërë mostrash përfshirë mostra qelizore, serum, plazëm, gjak total, etj.

ELISA

Analizat e imunosorbentëve të lidhura me enzimë (Enzyme-linked Immunosorbent Assays – ELISAs) kombinojnë specifikat e antitrupave me ndjeshmërinë e analizave të thjeshta enzimatike, duke përdorur antitrupa ose antigjenë të shoqëruar me një enzimë të analizuar lehtësisht. Me anë të metodës ELISA arrihet të realizohet një matje e saktë e përqëndrimit të antitrupit ose antigenit. Ka dy variante kryesore të kësaj metode: a) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antigenit që njihet nga një antitrup ose b) mund të përdoret për të përcaktuar praninë e antitrupit që njeh një antigen.

Avantazhet:

ELISA ka specificitet dhe sensitivitet tepër të lartë.

• Reagentët janë shumë rezistent.

• Është e thjeshtë për tu realizuar.

• ELISA mund të përdoret për testimin e një numëri të gjërë sëmundjesh infektive.

IMMUNOBLOT

Kjo metodë përdoret kryesisht për diagnostikimin molekular të alergjisë. Alergologjia Molekulare është një aplikim i ri që përdor proteina ose përbërës të vetëm të alergenëve për testim, duke bërë të mundur matjen me saktësi të lartë të antitrupave IgE ndaj një përbërësi të një alergeni specifik. Diagnostikimi molekular i alergjisë mundëson identifikimin e saktë të përbërësve që shkaktojnë alergji, përmirësimin e vlerësimit të riskut për reaksionet e rënda si dhe analizimin diferencial të reaksioneve të kryqëzuara. Diagnostikimi me saktësi i alergenit i hap rrugë mjekut që të përcaktojë me saktësi imunoterapinë e duhur duke arritur keshtu në një menaxhim optimal të pacientit dhe garantimin e një cilësie jetese më të mirë për të.

PCR - REAL TIME

Analizimi i ADN-së, ARN-së dhe proteinave në nivel molekular, e njohur si diagnostika molekulare është targeti kryesor i laboratorit Intermedica. Analizimi modern i bazuar në detektimin e acideve nukleike paraqet avantazhe të konsiderueshme krahasuar me metodat tradicionale të detektimit të patogjenëve në organizmin e njeriut. Këto procedura detektojnë viruset, bakteriet dhe parazitët shumë më shpejt dhe me një sensitivitet dhe specificitet shumë herë më të madh. Në nivel gjenetik dhe proteinik, shkaku i një sëmundje tani mund të gjendet me një saktësi shumë të madhe duke i hapur kështu rrugë zhvillimit të teknikave të reja terapeutike. Analizimi i strukturës gjenetike të një individi u jep mundësi mjekëve të parashikojnë dekursin e një sëmundje të caktuar. Gjithashtu, biologjia molekulare i siguron mjekësise moderne paisjet e nevojshme për të zhvilluar strategji tërësisht të reja dhe të personalizuara në betejën kundër patologjive. Spitalet dhe qendrat diagnostike që përdorin këto teknika janë në kërkim të produkteve që garantojnë nivelet më të larta të besueshmërisë dhe maksimumin e shpejtësisë. Aplikimi i biologjisë molekulare praktikisht ka revolucionarizuar diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

METODAT

Intermedica 25 vjet
profesionalizëm dhe cilësi në punën e saj.

Duke patur në dispozicion gjithë këto metoda të nje saktësie te lartë diagnostikuese, Intermedica nuk e ka parë aspak të arsyeshme që të fusë në përdorim testet e shpejta.

Të metat e testeve të shpejta janë këto:

• Janë teste kryesisht cilësore duke prodhuar vetëm përgjigje: “Po / Jo” që japin shumë më pak informacion sesa testet sasiore ekzistuese laboratorike.

• Ato kërkojnë interpretim subjektiv që ndikon në rezultat.

• Reagentët kanë jetëgjatësi të shkurtër dhe rezistencë të ulët.

• Në shumë raste testet e shpejta janë shumë herë më pak sensitive ose shumë herë më pak të saktë krahasuar me metodat referente laboratorike.

• Kërkon një kontroll të gjërë dhe të fuqishëm të cilësisë dhe mekanizmave për sigurimin e cilësisë.

Pikërisht duke qënë në dijeni të këtyre anëve negative të testeve të shpejta që perdoren rëndom nëpër klinika dhe laboratore, Intermedica ka bërë një marrëveshje me cilësinë dhe nuk realizon asnjë analizë me këto metoda.