RANDOX BOSCH VIVALYTIC

Intermedica sjell sot për herë të parë në Shqipëri teknologjinë molekulare të biochips-eve, realizuar nga bashkëpunimi i Kompanisë britanike Randox dhe asaj gjermane Bosch, me sistemin Vivalytic, që siguron detektimin e personalizuar të dhjetë patogjenëve të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme.

Platforma Vivalytic është një zgjidhje universale, plotësisht e automatizuar (all in one) për diagnostikimin molekular. Është një platformë e realizuar në partneritet me Bosch. Vivalytic konsolidon rrjedhën e plotë të punës molekulare në një platformë të aftë për ekstraktim, amplifikimin dhe detektim PCR. Teknologjia Randox multiplex Biochip fuqizon Vivalytic duke mundësuar rezultate të shumta me një mostër të vetme të pacientit.

Paneli siguron diagnostikimin përmes një testi të vetëm, i cili zbulon infeksionet urogjenitale në pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë. Një testim kualitativ që përfshin infeksionet nga:

Chlamydia Trachomatis (CT)

Neisseria Gonorrhoeae (NG)

Trichomonas Vaginalis (TV)

Mycoplasma Genitalium (MG)

Treponema Pallidum (Syphilis) (TP)

Herpes Simplex Virus 1 (HSV-1)

Herpes Simplex Virus 2 (HSV-2)

Haemophilus Ducreyi (HD)

Mycoplasma Hominis (MH)

Ureaplasma Urealyticum (UU)