ORTHO VITROS® XT 7600 Integrated System

Laboratori adreson 70% të vendimeve klinike. Strukturat e sotme shëndetësore përballen me sfida si mungesa e stafit, çështjet mjedisore dhe presionet financiare.

Të gjitha këto po nxisin nevojën që laboratorët të bëhen më efektivë, të adaptueshëm dhe të përgjegjshëm.

Ortho po udhëheq ndryshimin duke u përshtatur për të përmbushur nevojat e shtuara të laboratorit me DIGITAL CHEMISTRY™ (Kiminë Digjitale).

Sistemi i integruar Vitros ofron një gamë të plotë të testeve biokimike dhe imunologjike me teknologji të avancuar që kombinon aftësinë dhe saktësinë e Sistemeve XT me inteligjencën dhe mbështetjen e pajisjeve Ortho.

Sistemi VITROS® XT 7600 është i suportuar nga DIGITAL CHEMISTRY™ dhe përmban imazhet e reja të XT MicroSlides, me cilësinë e provuar dhe kujdesin ndaj pacientit që përfaqëson VITROS®, e cila mundëson plotësimin e nevojave për të ardhmen.

Gjithashtu sistemi i ri:
– Ruan cilësinë dhe saktësinë për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientin.
– Ka një produktivitet më të madh.
– VITROS® XT ka përmirësuar sistemet inteligjente të automatizimit VITROS® duke ofruar konfigurime të reja dhe duke shtuar fleksibilitetin. Kjo lejon reduktimin e presionit mbi stafin dhe sjell përfitime në efikasitetin e punës të të gjithë sektorëve të laboratorit.

Instrumenti ka një kapacitet përpunimi të mostrave deri në 945 teste për orë pa slidet XT dhe 1320 teste me praninë e slideve XT.