MORTARA XSCRIBE 5

MORTARA sjell në treg inovacionin e fundit, sistemin “XScribe 5”,

i cili përmban teknologjinë më inovative dhe të avancuar MORTARA, sistemin unik NEW X-12, për testimin wireless, fleksibël dhe me lehtësi marrje, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e ndryshme të klinikës.

 Kjo pajisje jep mundësinë e matjes automatike të presionit të gjakut dhe shfaqjen e drejtëpërdrejtë të rezultatit pas përfundimit të ekzaminimit. XScribe 5 ofron modele të përshtatura sipas nevojave të përdoruesit ndërsa opsionet e shumta kontribuojnë në sigurimin e efikasitetit më të madh të procesit të testimit dhe raportimit. Në memorien e kësaj pajisjeje mund të arkivohen deri në njëqind rezultate të plota të pacientëve.

 XScribe 5 lejon përdoruesin të printojë duke përdorur një printer lazer me shpejtësi të lartë duke ulur edhe koston për pacientin. Kjo pajisje gjithashtu mundëson dërgimin e shpejtë të rezultateve të testimit dhe krijimin e një database elektronike portative që mund të dërgohet edhe nëpërmjet postës elektronike për një shqyrtim sa më të lehtë dhe të shpejtë.

Stres testi i mundëson mjekut të zbulojë se sa mirë zemra përballon ngarkesën e saj dhe shërben gjithashtu për të dhënë informacion rreth funksionimit të zemrës së pacientit gjatë stresit fizik.