MALDI Biotyper ® Sirius Bruker – MALDI-TOF
Revolucion në fushën e mikrobiologjisë.
Bruker, si lider global në teknologjinë MALDI-TOF, vazhdimisht investon në zhvillimin dhe përmirësimin e gamës së pajisjeve diagnistikuese. Si rezultat, është lancuar kjo pajisje e re “Sirius” e familjes MALDI Biotyper, me qëllim zgjerimin e kapaciteteve kërkimore mikrobiologjike. Aparati identifikon mikroorganizma, të cilat përfshijnë baktere gram pozitive, negative apo mykobaktere. Identifikimi i mikroorganizmit mundësohet përmes mas-spektometrisë, metodë kjo, e cila dallon proteinat unike të baktereve duke çuar në identifikimin saktë shkencor të tyre. Aparati siguron një rezultat të padiskutueshëm në identifikimin e llojit të mikroorganizmit pas procedurave të kulturimit të mostrës në laborator.
Pra, të gjithë pacientët, të cilët do të drejtohen në laborator për analizime mikrobiologjike do të kenë saktësinë e garantuar në përgjigjjen e analizës, duke siguruar trajtimin mjekësor të shpejtë dhe të përshtatshëm.
Aparati ka kapacitet ngarkimi deri në 96 mostra dhe leximi bëhet në më pak se 10 sekonda.