DIFERENCIMI I INFEKSIONEVE RESPIRATORE ME NJE TEST

TE VETEM

Intermedica tashmë aplikon metodën më moderne për diferencimin e infektimit nga Influenca A, Influenca B, RSV ose COVID-19 nëpërmjet një testimi të vetëm që kryhet me një tampon të thjeshtë nazal.

Rezultati i testit është gati për vetëm 10- 12 minuta.

Virusi Respirator Sincitial (RSV) shkakton infeksion në mushkëri dhe traktin respirator në shumë individë, përfshirë të porsalindurit, fëmijët, moshat e mëdha, individë me probleme të zemrës apo mushkërive apo individë me sistem imunitar të ulët. Simptomat shfaqen ditën e 4 deri 6 të infektimit, të cilat mund të përfshijnë rrjedhje të hundëve, temperaturë lehtësisht të lartë, teshtima, kollë apo dhimbje koke.

Duke qenë se RSV dhe COVID19 janë të dy viruse, të cilët infektojnë traktin respirator, simptomat mund të jenë të ngjashme. Në fëmijë, shpesh COVID19 shfaqet me simptoma të lehta si temperaturë apo kollë. Për adultët, simptomat COVID19 mund të jenë më të rënda dhe mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.

Të paturit RSV mund të dobësojë sistemin imunitar duke shtuar rrezikun e përkeqësimit të simptomave në rastin e infektimit me COVID19.

Infeksioni me Influencë A apo Influencën B shkakton atë që zakonisht quhet gripi stinor. Simptomat varjojnë prej rrjedhjes së hundëve, dhimje koke, temperaturë dhe lodhje e deri në probleme me frymëmarrjen.

Viruset e sipër përmendura fillimisht shkaktojnë simptoma të ngjashme në dukje, por këto, kryesisht në popullatën më vulnerabël si të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundje kardio respiratore ose me sistem imunitar të ulët, mund të rëndojnë gjendjen klinike të pacientit. Ky testim ka si qëllim identifikimin e saktë të infeksionit dhe mundëson aplikimin e terapisë më të pershtatshme.

Kompania gjermane EUROIMMUN ofron kite ELISA për matjen e antitrupave IgG dhe IgM të RSV apo dhe COVID 19. Gjithashtu  testime antigjenike të kompanisë spanjolle CERTEST ofrojnë identifikimin e COVID19, RSV dhe Influencës A / B.