HOLTER MORTARA H3+

Holteri është një pajisje mjekësore që mat aktivitetin e zemrës, siç janë frekuenca dhe ritmi.

Mjeku e rekomandon holterin kur i duhet një informacion më i detajuar se ai që ofron EKG-ja e thjeshtë rreth aktivitetit të zemrës.  Monitorimi me Holter është një test i vazhdueshëm që regjistron frekuencën dhe ritmin e zemrës për 24 orë, 48 orë ose 7 ditë.

Mortara H3+ është shumë i lehtë dhe peshon vetëm 28 gr. Ky regjistrues është kaq i vogël sa që pacienti vështirë se do të ndjejë presencën e tij. Holteri ofron tre kanale Kjo pajisje ka aftësinë të regjistrojë vazhdimisht deri në dy ditë. Gjithashtu është e mundur që të dhënat e regjistruara të transferohen në sistemin H-Scribe të Holterit me një kabëll USB.

Mortara H3+ është e pajisur me një ekran grafik që mundëson shqyrtimin e valëve të EKG-së gjatë përgatitjes së pacientit.