HITACHI ARIETTA V60
Intermedica sjell pranë pacientëve të saj platformën ekografike të gjeneratës së re, tekonologjinë e fundit Hitachi në fushën e dignostikimit ekografik me elastografi.
Pajisja Hitachi Arietta V60 vjen me funksione të shumta për çdo specialitet.
Kjo pajisje mundëson matjen me lehtësi të fluksit të gjakut, për një diagnozë të saktë dhe të shpejtë të patologjive të vazave të gjakut, siç është tromboza apo stenoza e tyre.
Imazhi me cilësi dhe sensitivitet shumë të lartë përfitohet menjëherë sapo sonda vendoset në trupin e pacientit, pa patur nevojë për një kohë përshtatjeje.
Elastografia e indeve në kohë reale bën të mundur përcaktimin e nivelit të fibrozës duke mundësuar kështu një informacion shtesë dhe mjaft të rëndësishëm për diagnozën. Është provuar që elastografia ka vlerë të lartë klinike dhe ka përdorim të gjërë në ekzaminim e gjirit, tiroides, melçisë dhe prostatës.
Arietta V60 është e paisur me funksione të lehta për t’u përdorur për ekzaminime krahasuese. Paraqitja dinamike me lëvizje të ngadalta realizon një prezantim paralel të imazheve në kohë reale.
Një funksion tjetër mjaft i avancuar i kësaj pajisje është ekzaminimi Doppler me Dy Porta (Dual Gate Doppler), që mundëson matjen e fluksit të gjakut nga dy lokalizime të ndryshme në të njëjtën kohë, duke shkurtuar kështu kohëzgjatjen e ekzaminimit dhe duke mundësuar një suport efektiv në diagnozë.