EUROIMMUN ANALYZER I-2P

Instrumenti përfaqëson kryerjen e automatizuar të testeve, të cilat realizohen përmes metodës më efikase.

ELISA në fushat si: diagnostikë të sëmundjeve autoimune, serologjisë infektive dhe alergologjisë me një sistem të vetëm.

Sistem me më shumë se 800 parametra të vlefshëm të prodhuar prej kompanisë gjermane EUROIMMUN për mostra si serum, plazëm dhe likid cerebrospinal. ELISA konsiderohet si “Golden Standard” në aspektin e diagostikës imunologjike.

Aparati karakterizohet nga një funksionim i përshtatshëm, i thjeshtë dhe i besueshëm. Aparati ofron siguri në procesimin e mostrave të pacientëve: sistemi dhe kitet e validuara të testimit sigurojnë bazën për diagnostikim të besueshëm.

Instrumenti ka një kapacitet deri në 3 pjata ELISA, dhe 144 mostra, të cilat mund të procesohen njëkohësisht si dhe një procesim mostrash prej 50 testesh për orë.