Dysbiosis Test

Platforma GA-map® për analizimin e mikrobiomës intestinale (të zorrëve)

Rrjeti i laboratorëve Intermedica ka përfshirë në portofolin e analizave të ofruara, analizën Dysbiosis Test, për testimin e mikrobiomës intestinale (të zorrëve).

Mikrobioma intestinale nënkupton tërësinë e mikro-organizmave si baktere, archaea, fungi dhe viruse që jetojnë në intestin (zorrë). Dysbiosis nënkupton disbalancë (rritje ose ulje) e numrit të popullatave të këtyre mikro-organizmave, të cilat janë pjesë e florës tonë normale intestinale.

Sipas studimeve të fundit, prishja e balancës së mikrobiomës intestinale, lidhet me patologji të ndryshme, të tilla si: depresioni, spektri i autizmit, shëndeti i gojës, probleme kardiovaskulare, obezitet, astmë, diabet, artrit reumatioid, koliti ulceroz, patologji malinje, Parkinson, Sindromi Inflamator i zorrës, sëmundja Crohn.

Qëllimi i analizës Dysbiosis-Mikrobioma intestinale, është të percaktohet nëqoftëse individi është disbiotik, si dhe formulimi i një profili të mikrobiomës intestinale të vetë individit, krahasuar me një mikrobiomë normale.

Mostra është feçe nga Tub specifik. Analiza është e pajisur me paketimin e saj të posaçëm, brenda të cilit ndodhet tamponi me të cilin do të merret mostra, tubi ku do të vendosët, dorezat, letra si dhe udhëzime grafike dhe me shkrim lidhur me mënyrën e marrjes së mostrës.

Mostra mund të ruhet deri në 10 ditë në ambjent dhome. Pacienti duhet këshilluar të dorëzojë mostrën në laborator brenda 2 orëve.

Ky është testimi i parë rutinë i certifikuar me logon CE për identifikimin dhe karakterizimin e përbërjes së mikrobiomës së zorrëve dhe është i nevojshëm për:

Të përcaktuar nëse një pacient është jo-disbiotik ose disbiotik (dhe shkalla e disbiozës) sipas një cut-off përkatës.
Të vendoset një profil i mikrobiomës së zorrëve bazuar në nivelet e baktereve në krahasim me një mikrobiomë reference normale.
Të monitorohet disbioza gjatë trajtimit.

Nëpërmjet metodës PCR kerkohen 48 ADN mikro-organizmi në një mostër të vetme (48 sonda të ADN-së bakteriale që mbulojnë nivele të ndryshme taksonomie, duke shfrytëzuar gjenin bakterial 16S rRNA).

Rezultati dorëzohet 5 ditë pas mbërritjes së mostrës në laboratorin bashkëpunues në Norvegji.