COBAS® INTEGRA 400 Plus

Sistemi Cobas Integra ka një menu të gjerë dhe zotëron katër lloje të ndryshme të teknologjisë matëse duke e bërë atë një aparat shumë efikas.

Disa nga avantazhet kryesore që e dallojnë Cobas Integra 400 Plus janë:

  • Rritja e eficencës së punës
  • Zotërimi i katër metodave teknologjike të ndryshme: absorbancë fotometrike, turbidimetri, fluoreshenca polarizuese dhe fotometria jono-selektive
  • Kryerjen e mbi 140 testimeve të mundshme
  • Mbajtja e kasetave në bordin frigoriferik të aparatit siguron një jetëgjatësi të lartë, stabilitet, parandalim të avullimit dhe degradimin e reagenteve, si dhe një interval të gjatë kalibrimi
  • Çdo kasetë mban të gjitha nevojat e reagentëve deri në 800 ekzaminime, duke rritur kështu kapacitetin në bord, zvogëluar mundësitë e gabimeve dhe kursyer kohën e stafit.

Intrumenti ka një kapacitet përpunimi mostrash deri në 400 teste për orë.