COBAS® 6000

Laboratorët moderne kanë si sfidë kryerjen në standarde të larta të shërbimit laboratorik me më pak burime.

Ata përballen me presionin e vazhdueshëm për të ulur kostot operative, ndërsa aspirojnë për të zhvilluar biznesin e tyre në fusha të reja.

Roche prezanton Cobas® 6000, si produkt bazë për të përmbushur kërkesat e një laboratori ose për të përballuar rritjen e tyre. Ky produkt diagnostikon edhe monitoron aplikimet e një laboratori profesional. Meqënëse çdo pacient kërkon një kujdes të individualizuar, ashtu edhe secili laborator është unik.

Me modularin Cobas® 6000, Roche ka zhvilluar një platformë të konceptuar për të ofruar zgjidhje të individualizuara në bazë të një arkitekture të përbashkët të hapsirës dhe kërkesave.

Aparati përbëhet nga dy module funksionalë, të cilët janë c501 dhe e601, përgjegjës për pjesën biokimike dhe atë imunologjike/hormonale, respektivisht. Në varësi të konfigurimit dhe llojit të testit, intrumenti ka një kapacitet përpunimi mostrash prej 170 deri në 2.170 teste për orë.