Alergjia

EUROBLOTONE

Me EUROBlotOne, EUROIMMUN ofron një platformë kompakte për procesin e automatizuar të testeve të alergjisë. Sistemi i automatizuar kryen identifikimin dhe hollimin e mostrave po aq mirë sa hapat e larjes dhe inkubimit. Stripet e inkubimit automatikisht fotografohen, thahen dhe më pas vlerësohen duke përdorur sistemin e EUROLine Scan.  

Avantazhet kryesore që e dallojnë EUROBlotOne nga aparaturat e tjera janë:

  • Panel i personalizuar për Shqiperinë;
  • Proces plotësisht i automatizuar;
  • Precizion dhe saktësi në realizimin e testeve;
  • Sistem fleksibël që lejon kombinimin e testeve të ndryshme në një proces;
  • Siguri dhe gjurmueshmëri të mostrave nëpermjet barkodit;
  • I përshtatshëm dhe i sigurtë në përdorim

 

 

ALEX²® – ALLERGY

 

Ky është testi i parë i alergjisë i cili mundëson matjen e njëkohshme të IgE totale (tIgE) dhe IgE specifike (sIgE) për një gamë të gjërë ekstraktesh alergene dhe alergeneve molekulare.

Bazuar në përbërjen e paneleve tona të testimit për ekstraktet e alergeneve dhe alergeneve molekulare, mund të përfitohet një panoramë thuajse e plotë e sensibilizimit të secilit pacient. ALEX² bazohet në teknologjinë nano-bead.

Paneli i ri ALEX 2.0 by MadX, përfaqëson plotësimin e të gjitha nevojave që pacientet mund të kenë, duke mbuluar deri në 99% të kërkesave të alergologut për vendosje diagnoze.

Ky panel ofron analizimin e 295 alergenëve, prej të cilëve 180 në nivel molekular. Falë mënyrës së përpunimit të mostrës kemi avantazhin e madh të reduktimit të riskut për reaksione të kryqëzuara deri në 95% të zhvillimit të tyre.