Alergjia ndaj Poleneve
Metoda molekulare dhe diagnoza diferenciale nën një këndvështrim të ri
Sot po avancojmë drejt të ardhmes në diagnostikë, duke hedhur hapin e parë drejt erës së re të “Mjekësisë së personalizuar”.
Por çfarë është Mjekësia e personalizuar?
Është pikërisht përshtatja e trajtimit mjekësor ndaj karakteristikave individuale të secilit pacient.
A nuk do të ishte mirë sikur secili të kishte terapi të personalizuar sipas specifikave dalluese të tij?
Medikamentet moderne shpëtojnë miliona jetë në vit. Megjithatë jo secili mjekim mund të funksionojë për ju, siç funksionon për njerëzit e tjerë. Mosha, mënyra e jetesës dhe shëndeti janë të gjithë faktorë që ndikojnë në reagimin ndaj medikamenteve.
Mjekësia e personalizuar synon të individualizojë kujdesin shëndetësor nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimeve të
veçanta për çdo pacient.
Cila është një nga metodat shkencore ku bazohet mjekësia e personalizuar?
Kjo është teknologjia molekulare, e cila është një qasje e posaçme për diagnostikimin e alergjive, ku secili përbërës i vetëm i alergenëve përdoret për të zbuluar me saktësi shumë të lartë antitrupat IgE specifike.
Kjo metodë mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve alergjike të cilat po bëhen shqetësuese për njerëzit.
Sipas akademisë Evropiane të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike “Alergjia është sëmundja kronike më e zakonshme në Evropë, 20% e pacientëve me alergji luftojnë çdo ditë me frikën e një sulmi të mundshëm të astmës, shokut anafilaktik ose edhe vdekjes nga një reaksion alergjik” (EAACI, 2016).
Siç mund ta kuptoni nga shifrat e larta, mbartja e alergjive te paidentifikuara ndikon drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të jetesës dhe përcaktimi i një terapie të saktë do të sjellë parandalimin e efekteve negative.
Paneli më i ri në nivel molekular është testi i parë multiparametër për alergenët inhalatorë specifikë të Mesdheut (DPA-Dx Pollen Evropa Jugore) i cili na siguron 18 molekula të ndryshme për të përcaktuar në mënyrë të personalizuar se nga cila molekulë e këtyre elementëve pacienti është i sensibilizuar.
Cilat janë veçoritë dhe vlerat e testimit molekular të Poleneve?
Sëmundjet alergjike të rrugëve të frymëmarrjes si riniti, konjuktiviti dhe astma alergjike përveç përhapjes endemike gjithnjë në rritje, paraqesin një kompleksitet dhe vështirësi në diagnozën etiologjike për shkak të një polisenzibilizimi të popullatave evropiane.
Zhvillimet më të fundit në alergologjinë molekulare kërkojnë që në këto raste të përcaktohet molekula e vërtetë që shkakton sëmundjen alergjike. Kjo vështiresohet nga reaktiviteti i kryqëzuar i molekulave që mund të gjenden në më shumë se një polen specifik.
Duket pra se qasja tradicionale e alergologëve, historia klinike dhe provat alergjike të lëkurës, sot janë të pamjafueshme në pacientët e polisensibilizuar.
Implementimi i metodave të mësipërme lidhet vetëm me një emër dhe ky është Intermedica, i pari laborator që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergjisë molekulare dhe i vetmi që aktualisht ka përfshirë këtë sistem, i cili do të rrisë saktësinë e diagnozës etiologjike, të molekulës përgjegjëse të alergjisë, pra do të mundësojë një mjekim më të personalizuar, me precizion shumë të lartë.