EKOGRAFIA DOPPLER PENILE
Cfarë është ekografia doppler penile ?
Është një ekzaminim i nevojshëm për të identifikuar kalcifikimet dhe fibrozat brenda indit erektil te penisit dhe për të përcaktuar problemet në arritjen ose mbajtjen e ereksionit. Ky ekzaminim i lejon urologut të përcaktojë llojin e disfunksionit erektil nga i cili vuan pacienti.
Disfunksioni Erektil (ED), i njohur zakonisht si “impotencë” përkufizohet si “Paaftësia e mashkullit për të arritur dhe mbajtur ereksionin për të lejuar marrëdhënie seksuale të kënaqshme”.
Ky problem prek meshkujt e të gjitha moshave, por me rritjen e moshes, ka një shans më të madh për të zhvilluar probleme me ereksionin. Studimet e popullsisë tregojnë se gati 20% e meshkujve mbi 20 vjeç dhe rreth 50% e meshkujve mbi 50 vjeç kanë një Diskfunksion Erektil.
Çfarë e shkakton disfunksionin erektil?
Shkaku kryesor i ED është qarkullimi i dëmtuar i gjakut në penis. Ashtu si qarkullimi i dëmtuar në zemër mund të rezultojë në një atak në zemër, po ashtu edhe në ED, penisi shpesh vuan nga mungesa e qarkullimit të përshtatshëm që rezulton në ereksione të dobëta.
Disfunksioni seksual është i lidhur me:
1. Moshën.
2. Presionin e lartë të gjakut.
3. Diabetin.
4. Pirjen e duhanit.
5. Kolesterolin e lartë.
6. Sëmundjet kardiovaskulare si ataket e mëparshme në zemër ose në tru.
Shkaqet më pak të zakonshme të ED përfshijnë:
1. Nivele të ulëta të testosteronit (hormon mashkullor).
2. Sëmundja Peyronie.
3. Sëmundjet neurologjike, si neuropatia, skleroza multiple, dëmtimi i shtyllës kurrizore.
4. Efektet anësore të medikamenteve – barnat më të shpeshta të implikuara janë medikamentet e
hipertensionit (të cilat mund të shkaktojnë ED thjesht duke bërë atë që synojnë të bëjnë – uljen e presionit të gjakut) dhe ilacet kundër depresionit, për shkak të efekteve të tyre neurologjike.
5. Psikogjenike – vetëm 10% e rasteve lidhen me probleme psikologjike si ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik, depresioni, stresi, problemet e marrëdhënieve.
Si duhet të përgatiteni para ekzaminimit dhe si kryhet procedura?
Nuk duhet të përdorni Viagra, Cialis ose Levitra një ditë para dhe as ditën e ekzaminimit. Kryhet në ambulator, në pozicion shtrirë në kurriz në krevatin e ekzaminimit, me një shiringë shumë të vogël injektohet një medikament vazodilatator i cili do ndihmoje relaksimin e muskujve erektilë dhe do zgjerojë arteriet. Si rrjedhojë do shtohet fluksi i gjakut për të arritur ereksionin.
Shumica e pacientëve injeksionin e përshkruajnë të padhimbshëm , si një pickim insekti. Me anë të sondës së ekografisë mjeku mat fluksin e gjakut në corpuset cavernoze të penisit. Nuk ka diskomfort gjatë procedurës.
Rrisqet e mundshme.
Mund të ketë një diskomfort të lehtë gjatë injeksionit. 10% e rasteve referojnë për dhimbje të lehte gjatë injeksionit. Ka mundësi të një nxirjeje (hematoma) në vëndin e injeksionit. Ereksioni duhet të ulet pas 3 orësh, por ndonjëherë ndodh që zgjat më shume se 3 orë. Nëse kjo ndodh duhet të paraqiteni prane urgjences urologjike.
Indikacionet e Ekografise Doppler Penile.
Diagnostikimi i Disfunksionit Erektil. Sëmundja Peyronie (përkulje e fituar ose forcim i palpueshëm i penisit). Vlerësimin e një dëmtimi penil, etj. Në varësi të llojit të fluksit të gjakut të evidentuar në rezultatin e ekografisë doppler penile përcaktohet edhe mënyra e trajtimit te ED nga mjeku specialist.