ALEATI JUAJ KUNDËR OSTEOPOROZËS
INTERMEDICA SJELL SISTEMIN MË TË RI PËR TESTIMIN E DENSITOMETRISË KOCKORE
Ky test realizohet me anën e një paisje që mat dendësinë e kockave të ndryshme të trupit dhe në Intermedica implementojmë sistemin më të ri “Prodigy” nga Kompania General Electrics Healthcare.
Mjeku mund të mbështetet tek Prodigy për të marrë të dhëna të sakta për indet e buta dhe përbërjen kockore dhe për të bërë rakomandimet e nevojshme për të mbrojtur sistemin kockor.
Kush duhet t’a kryejë Densitometrinë?
Rakomandohet që të kryhet çdo vit nga:
– Femrat mbi moshën 65 vjeç;
– Meshkujt mbi 70 vjeç;
– Pacientët që kanë bërë frakturë pas moshës 50 vjeç;
– Femrat në menopauzë që kanë edhe faktorë risku;
– Meshkujt e moshës 50 – 69 vjeç me faktorë risku;
– Pacientët që kanë frakturë në grafinë e kolonës spinale.
Sa shpesh duhet realizuar testi i densitetit kockor?
Pacientët që marrin mjekime për osteoporozën duhet të përsërisin testin çdo një – dy vjet.
Pas fillimit të një mjekimi të ri ndaj osteoporozës shumë mjekë rekomandojnë përsëritjen e testit çdo vit.
Intermedica ju ofron kryerjen e ekzaminimit si më poshtë:
1. DEXA Kolonë + Koksofemoral: kohëzgjatja e ekzaminimit është 1.6 minuta (koha më e shkurtër nga të gjitha aparaturat e tjera);
2. DEXA e plotë e trupit (Total Body): kohëzgjatja e ekzaminimit është 6.2 minuta (koha më e shkurtër nga të gjitha aparaturat e tjera).
Rezultati merret menjëhere pas përfundimit të ekzaminimit.