ABBOTT ALINITY C

Sistemi Abbott ALINITY c-series përfaqëson një zgjidhje inovative laboratorike duke ofruar uniformitet, fleksibilitet, produktivitet dhe besim të lartë në rezultat.

Sistemi ndahet në dy module: ALINITY c dhe ALINITY i, të cilët sigurojnë një panel të gjerë testesh biokimike dhe imunologjike, maksimizojnë efikasitetin e punës dhe sigurojnë rezultate të sakta. Në total, sistemi ka një kapacitet për 300 mostra, deri në 117 reagentë dhe një shpejtësi pune deri në 1550 teste/orë.

ALINITY c përfaqëson pjesën biokimike të sistemit. Mostrat, të cilat mund të përdoren janë: serum, plazëm, urinë, lëngje cerebrospinale, hemolizat dhe gjak total me metodën e fotometrisë dhe fotentiometrisë. Aparati ka një kapacitet për 150 mostra, deri në 70 reagentë dhe ka një shpejtësi të punës deri në 1350 teste/orë.

ALINITY i përfaqëson pjesën imunologjike të sistemit. Teknologjia matëse kemioluminishente CHEMIFLEX, përmes një testimi jointerferent pa biotinë garanton besim në rezultat. Mostrat, të cilat mund të përdoren janë: serum, plazëm, gjak totak dhe urinë. Aparati ka një kapacitet 150 mostra, deri në 47 reagentë dhe ka një shpejtësi të punës deri në 200 teste/orë.