STA COMPACT MAX®

Stago Compact Max është një analizator plotësisht i automatizuar, i ndërtuar në platformën më të besueshme në industri.

Me një menu të zgjeruar të testeve, Compact Max është një analizator me efikasitet të lartë, çka e bën një sistem të përsosur për laboratorët me kapacitet të mesëm.

Metoda unike e sistemit të menaxhimit të mostrave ofron përpunim të shpejtë të mostrave STAT pa ndikim në kohën e nevojshme për nxjerrjen e rezultatit nga instrumenti. Me 96 pozicione të mostrës dhe 45 pozicione të reagentit, Compact Max e menaxhon me lehtësi ngarkesën e punës me ndërhyrje minimale nga operatori.