EUROBlotOne
Me EUROBlotOne, EUROIMMUN ofron një platformë kompakte për procesin e automatizuar të testeve të alergjisë.
Ndjeshmërisë ushqimore (intolerancës), sëmundjeve autoimune apo dhe infeksioneve serologjike përmes metodës ImunoBlot. Testet e alergjisë përfshijnë një llojshmëri dydrejtimëshe, prej identifikimit të burimit të shkaktarit deri në diagnostikimin e alergenit në nivel molekular. Sistemi i automatizuar kryen identifikimin dhe hollimin e mostrave duke përfshirë gjithashtu proceset e shpëlarjes dhe inkubimit. Stripet e inkubuara thahen, fotografohen automatikisht, dhe më pas vlerësohen përmes sistemit EUROLineScan.

Avantazhet kryesore që e dallojnë EUROBlotOne nga aparaturat e tjera janë:

  • Metoda ImunoBlot është tërësisht e automatizuar;
  • Panel i personalizuar për Shqipërinë apo rajonin;
  • Precizion dhe saktësi në realizimin e testeve;
  • Sistem fleksibël që lejon kombinimin e testeve të ndryshme në një proces;
  • Siguri dhe gjurmueshmëri të mostrave nëpermjet barkodit;
  • I përshtatshëm dhe i sigurtë në përdorim.

Aparati ka një kapacitet maksimal përpunimi mostrash deri në 44 si dhe rezultatet janë të gatshëm në varësi të testit të kryer.