SISTEMI COBAS® 4800 (COBAS X 480 dhe COBAS Z 480)
Ky sistem ofron menunë më të përsosur të testimit.
Përgatitjen plotësisht të automatizuar të mostrave, amplifikimin / detektimin PCR në kohë reale (Real Time PCR) me një program të lehtë për t’u përdorur për shumë tipologji të mostrave (detektimi i Chlamydia), Trachomatis (CT), Neisseria Gonorrhoeae (NG), Human Papillomavirus (HPV) dhe një gamë në zgjerim për analiza të tjera.
Përbëhet nga pajisja COBAS X 480 për përgatitjen e mostrës së acideve nukleike dhe gjithashtu bëhet pregatitja e plotë e pjatës së PCR dhe COBAS Z 480, përfaqëson analizatorin PCR në kohë reale (RT PCT).
Analizatori Cobas Z 480 është gjithashtu në dispozicion si sistem i vetëm dhe mund të përdoret për parametra në fushën onkologjike si BRAF, KRAS, EGFR apo për identifikimin e SARS CoV-2. Aparati ka një kapacitet maksimal vendosjesh ekstraktesh, kalibratorësh dhe kontrollesh deri në 96 dhe koha e daljes së rezultatit kushtëzohen në varësi të testit.