SYSMEX SENTIFIT 270 ANALYZER

SENTiFIT 270, përfaqëson një sistem plotësisht të automatizuar, të përshtatur posaçërisht për të përcaktuar në mënyrë sasiore hemoglobinën okulte.

Programe të ndryshme të kontrollit të kancerit të zorrëve kanë provuar tashmë se SENTiFIT 270 është një partner i besueshëm në laborator.

FIT përfaqëson një test imunokimik, i cili mat sasi të vogla dhe të padallueshme prej syrit të njeriut të hemoglobinës, realizuar kjo prej antitrupave specifikë kundrejt Hg. Specificiteti i FIT- test e bën atë analitikisht dhe klinikisht superior krahasuar me metodat e tjera të testeve për matjen e gjakut okult.

Analizatori ka një shpejtësi të punës deri në 270 mostra për orë. Mostra nuk kërkon trajtim apo parapërgatitje, matjet janë të shpejta, të sigurta dhe higjenike, pra nuk ka kontakt të mëtejshëm midis stafit të laboratorit dhe materialit të mostrës.