Testi më efikas për intolerancën ushqimore
Para së gjithash është e nevojshme të kuptojmë se çfarë është intoleranca ushqimore dhe mos ta ngatërrojmë atë me alergjinë ushqimore. Në fakt, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi ose shtojce ushqimore, që mund të shkaktohet nga defektet enzimatike (psh. intolerancë ndaj laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve (glutamatet, sulfitet, aminat vazoaktive apo shtojca të tjera), toksinat (aflatoksina), etj.
Shpesh herë intoleranca ushqimore mund të shkaktojë simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në tretje, diarre, konstipacion, meteorizëm, nauzë, kolon i irrituar, astmë, migrenë, dermatit, dhimbje të artikulacioneve, mungesë përqëndrimi dhe çrregullime të peshës (shtim ose humbje të saj).
Intermedica ju mundëson kryerjen e testimit të intolerancës ushqimore me një panel që përfshin testimin e 54, 108 ose 216 ushqimeve ndaj të cilëve mund të shfaqni shqetësime.
Përcaktimi i intolerancës kundrejt ushqimeve dhe shtojcave ushqimore, mund të kryhet nëpërmjet një testi të vetëm me një marrje të thjeshtë gjaku. Ushqimet ndahen në kategori si drithëra që përmbajnë gluten, drithëra pa gluten dhe grupe ushqimesh si mish, qumësht dhe vezë, fruta, barëra dhe erëza, arra dhe farëra, perime, bishtajore, sallatra, kërpudha, peshk dhe produkte deti dhe ushqime të tjera të tilla si maja, mjaltë, kafe dhe çaji i zi.
Metoda Semikuantitative e përdorur (EUROIMMUN – Euro Line Scan) për Testin e Intolerancës Ushqimore është një procedurë e besueshme, e standardizuar në të gjitha aspektet e saj dhe e njohur shkencërisht.
Testimi për intolerancën ndaj ushqimit është i dobishëm për të diagnostikuar reagimin jonormal që organizmi juaj manifeston ndaj disa ushqimeve të caktuara.