SKANERI
PLATFORMA MË E RE SKANERIKE INSTALOHET PRANË QENDRES RADIOLOGJIKE INTERMEDICA
Tashmë Intermedica vjen me risinë e radhës duke shtuar shërbimet ndaj pacientëve me anë të skanerit më të ri të prodhuar nga kompania SIEMENS Healthineers. Aparatura skanerike Somatom go.Now, prodhim i muajit gusht të vitit 2021 me 32 detektorë, me një risi në teknologji me detektorë stelare dhe me një arkitekturë mjaft të përshtatshme për pacientët.
Kjo pajisje minimizon artefaktet dhe siguron imazhe me cilësi mjaft të lartë, duke lehtësuar dhe duke ndihmuar shumë në vendosjen e një diagnoze sa më të saktë. Mundësia që kjo platformë jep për realizimin e ekzaminimeve me kontrast intravenoz nëpërmjet shiringës elektrike dhe kontrollit nëpërmjet një monitori të dedikuar është një prioritet në ndihmë të mjekëve dhe të pacientëve,

CT SCAN I KOKËS
Nëpërmjet këtij ekzaminimi krijohet akses në vlerësimin e dëmtimeve të kokës, dhimbjes së rëndë të kokës, vertigove dhe simptomave të tjera të patologjive si aneurizma e arterieve cerebrale, hemoragjia cerebrale, iskemia cerebrale apo tumoret e trurit. Skanimi i kokës gjithashtu i vjen në ndihmë mjekut për të vlerësuar sinuset paranazale, kockat e fytyres dhe të kokës ose për planifikimin e terapisë rrezatuese për tumoret e trurit.
CT SCAN I THORAXIT
Ky ekzaminim jep një ndihmese mjaft të madhe për vlerësimin e detajuar të organeve dhe strukturave torakale. Rolin kryesor në këtë ekzaminim e zë vlerësimi i morfologjisë së mushkërive. Nëpërmjet skanimit të mushkërive bëhet e mundur të përcaktojmë nëse kemi të bëjmë me sëmundje kronike pulmonare, sëmundje infektive të mushkërive (qofshin këto me origjinë virale apo bakteriale), përcaktimin e nivelit të kompromentimit të funksionit pulomonar, vlerësimin dhe ndjekjen periodike të sëmundjeve tumorale të mushkërive qofshin këto primare apo metastatike.
Nëpërmjet ekzaminimit me kontrast të arterieve pulmonare (Angio CT e pulmoneve) mjeku është në gjendje të përcaktojë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë rastet me tromboemboli pulmonare.
Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë edhe vlerësimi i toraksit në rastet e traumave, duke
vlerësuar frakturat e brinjëve apo të trupave vertebrale, pneumotoraksin, hemotoraksin, etj., të cilat janë shpesh edhe kritike për jetën e pacientëve.
CT SCAN I ABDOMENIT DHE PELVISIT
Mjekët e përdorin këtë ekzaminim për të ndihmuar në detektimin e sëmundjeve të zorrëve të holla, kolonit dhe të gjithë organeve abdominale. Zakonisht përdoret për përcaktimin e shkakut të dhimbjeve abdominale të pashpjegueshme. Skanimi është ë shpejtë, pa dhimbje, jo invaziv dhe i saktë. Shpesh përdoret edhe në rastet e emergjencave mjekësore për të vlerësuar hemorragjitë intraabdominale të cilat janë edhe jetë kërcënuese.
CT SCAN TOTAL BODY
Eshtë ekzaminim i plotë dhe i detajuar i të gjithë trupit. Mjekët e përdorin këtë ekzaminim kryesisht në rastet onkologjike për të diagnostikuar tumoret, për të vlerësuar nëse kanë përhapje lokale apo metastazike në distancë, duke mundësuar kështu stadifikimin e saktë të sëmundjes dhe përcaktimin e terapisë së duhur.
CT SCAN TOTAL BODYANGIO CT SCAN ARTERIAL DHE I AORTËS
Eshtë një ekzaminim mjaft specific i cili përdoret për vlerësimin e patologjive të sistemit arterial të ekstremiteteve, të arterieve karotide dhe cerebrale si edhe të patologjive të aortës. Patologjitë e sistemit arterial shpesh janë kërcënuese apo kompromentuese të jetës së pacientit dhe si të tilla duhen vlerësuar dhe diagnostikuar në kohë.
CT SCAN I KOLONËS VERTEBRALE
Eshtë një ekzaminim mjaft i rëndësishëm për pacientët me dhimbje të kolonës vertebrale.
Nëpermjet këtij ekzaminimi përcaktohet nëse kemi të bëjmë me patologji diskale, siç është
hernia diskale, apo frakturat vertebrale apo edhe tumorë të strukturave nervore të kanalit spinal.
Intermedica 15
Rruga e Kosovarëve (50 m. nga Intermedica 9, përballë FSHF)
Për info dhe rezervime: +355 69 70 444 03