SIEMENS Healthineers

Platforma më e re skanerike instalohet pranë qendres diagnostikuese Intermedica.

Tashmë Intermedica vjen me risinë e radhës duke shtuar shërbimet ndaj pacientëve me anë të skanerit më të ri të prodhuar nga kompania SIEMENS Healthineers. Aparatura skanerike Somatom go.Now, prodhim i muajit gusht të vitit 2021 me 32 detektorë, me një risi në teknologji me detektorë stelare dhe me një arkitekturë mjaft të përshtatshme për pacientët. Kjo pajisje minimizon artefaktet dhe siguron imazhe me cilësi mjaft të lartë, duke lehtësuar dhe duke ndihmuar shumë në vendosjen e një diagnoze sa më të saktë.

Mundësia që kjo platformë jep për realizimin e ekzaminimeve me kontrast intravenoz nëpërmjet shiringës elektrike dhe kontrollit nëpërmjet një monitori të dedikuar është një prioritet në ndihmë të mjekëve dhe të pacientëve.