Alergologjia molekulare

Laborator Intermedica po avancon drejt të ardhmes në diagnostikë duke hedhur hapin e parë drejt erës së re të “Mjekësisë së personalizuar”.

Por çfarë është mjekësia e personalizuar?

Është përshtatja e trajtimit mjekësor ndaj karakteristikave individuale të secilit pacient. A nuk do të ishte mirë sikur secili të kishte terapi të vetën të personalizuar veçanërisht për trupin e tij.

Të gjithë ne jemi unikë. Shëndeti ynë përcaktohet nga dallimet tona, të cilat kombinohen me stilin e jetës dhe mjedisin ku jetojmë. Nëpërmjet informacioneve klinike dhe diagnostikuese, mund të identifikojmë modelet që do të na ndihmojnë në përcaktimin e rrezikut tonë individual për të shfaqur një sëmundje të caktuar.

Cila është një nga metodat shkencore ku bazohet mjekësia e personalizuar?

Kjo është teknologjia molekulare, e cila është një qasje e posaçme për diagnostikimin e alergjive, ku secili përbërës i vetëm i alergenëve përdoret për të zbuluar me saktësi shumë të lartë antitrupat IgE specifike. Kjo metodë mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve alergjike të cilat po bëhen shqetësuese për njerëzit.

Panelet e alergjisë molekulare janë si më poshtë:

– DPA-Dx Ushqimor
– DPA-Dx Pollen
– DPA-Dx Venom South Europe
– DPA-Dx Insect Venoms 1
– DPA-Dx Insect Venoms 2

Përvec paneleve të alergjisë molekulare në laboratorin Intermedica testohen dhe panele të tjerë:

– Mediterranean Inhalation (paneli inhalator)
– Food IgE (paneli ushqimor)
– Atopy Screen (kombinim inhalator dhe ushqimor)
– Pediatric IgE (i përshtatur për fëmijët)

Laborator Intermedica i ofron secilit prej jush një diagnostikim të personalizuar duke i dhënë trajtimin e drejtë pacientit të duhur, në kohën e duhur. Vizitoni një prej pikave tona dhe kryeni analizën për diagnostikimin e alergjisë.