Mikrobiologji

MALDI Biotyper ® Sirius Bruker
Një revolucion në fushën e mikrobiologjisë.
Bruker, si lider global në teknologjinë MALDI-TOF, vazhdimisht investon në zhvillimin dhe përmirësimin e gamës së pajisjeve. Si rezultat është lancuar kjo pajisje e re ”sirius” e familjes MALDI Biotyper me qëllim zgjerimit e kapaciteteve kërkimore.
Aparati identifikon mikro-organizma, të cilat janë baktere gram pozitive, negative apo mykobaktere. Identifikimi i mikroorganizmit mundësohet përmes mas-spektometrisë, metodë kjo, e cila dallon proteinat unike të baktereve duke çuar në identifikim të saktë të tyre. Aparati siguron një rezultat të padiskutueshëm në identifikimin e llojit të mikroorganizmit pas procedurave të kulturimit të mostrës në laborator, ku identifikimi kërkon vetëm 10 sekonda.
Pra të gjithë pacientët, të cilët do të drejtohen në laborator për analizime mikrobiologjike do të kenë saktësinë e garantuar në përgjigjjen e analizës, duke siguruar trajtimin mjekësor të shpejtë dhe të përshtatshëm.
Për me shumë info:
https://www.bruker.com/content/bruker/int/en/products-and-solutions/microbiology-and-diagnostics/microbial-identification/maldi-biotyper-sirius-system-gp-ruo.html

VITEK® 2 COMPACT
Ky është një instrument kompakt dhe i automatizuar i cili ka gjithçka i nevojitet një laboratori të kujdesit shëndetësor për identifikimin e shpejtë dhe të saktë të mikrobeve (ID) dhe testimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve (AST).
Sfidat e sotme globale të kujdesit shëndetësor si Organizmat Rezistentë ndaj Medikamenteve (MDRO) kërkojnë që laboratorët e mikrobiologjisë të jenë fleksibël dhe ti përgjigjen nevojës për të siguruar informacionin e duhur në kohën më të përshtatshme.
Efikasiteti i instrumentit VITEK® 2 COMPACT dhe Softëare VITEK® 2 PC, instaluar pranë Laboratorit tonë, na lejon të rrisim efikasitetin e laboratorit dhe na mbështet në përmirësimin e suksesit terapeutik dhe rezultateve të pacientëve, përmes identifikimit të besueshëm të mikrobeve dhe testimit të ndjeshmërisë së antibiotikut.
Ky Instrumenti gjithashtu na ndihmon të rrisim efikasitetin dhe shpejtësine, duke qënë se rezultatet mund të ofrohen më shpejt sesa me teknikat e identifikimit manual mikrobial.
Përfshin një sistem të avancuar ekspertize (AES) që analizon Mekanizmat e rezistencës dhe zbulon fenotipet për shumicën e organizmave të testuar. Rezultatet e shpejta lejojnë mjekët të ndërpresin terapinë e përgjithshme dhe të përshkruajnë terapi të personalizuara, cka rezulton në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe në përmirësimin e kurimit me antibiotik.