KONFERENCA

Timeline

2019
31/10/2019

Edicioni i dytë CCIT Expo Medical

Edicioni i dytë CCIT Expo Medical
Intermedica mbylli me sukses për të dytin vit rradhazi panairin më të madh të shëndetësisë Expo Medical, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në datat 31 tetor – 2 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ky event bashkon biznesin dhe strukturat që ofrojnë shërbime shëndetësore, si një platformë gjithëpërfshirëse për të promovuar produktet inovatore në dobi të shëndetit të qytetarëve.
24/10/2019

Kongresi i Vtë Mbarëkombëtar “Kujdesi gjatë shtatzënisë dhe Lindjes – Situatat e Emergjencës në mjekësinë prenatale”

Kongresi i Vtë Mbarëkombëtar “Kujdesi gjatë shtatzënisë dhe Lindjes – Situatat e Emergjencës në mjekësinë prenatale”
Qëllimi i Kongresit të Vtë është përditësimi i risive shkencore, teknike dhe kosto-efektive në kujdesin gjatë shtatzënisë. Eventi ka gjithashtu qëllim të përmirësojë njohuritë teoriko-praktike në diagnozën prenatale, si një prerekuizit mjaft i rëndësishëm në mirëqënien fetale. Në këtë ngjarje të rëndësishme tekniko-shkencore morën pjesë mjekët obstetër-gjinekologë të të gjithë Shqipërisë dhe zonës shqipfolëse të rajonit (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi), mjekët e familjes dhe infermieret e fushës së obsterikës.
09/05/2019

Konferenca e VI-të e Shkencave Mjekësore

Konferenca e VI-të e Shkencave Mjekësore
Intermedica merr pjesë në Konferencën e VI-të të Shkencave Mjekësore që ka si qëllim të paraqesë të rejat më të fundit nga kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe t’a promovojë atë në vend. Gjithashtu synon të nxisë punën e studentëve në kërkimin shkencor për të rritur formimin e tyre profesional.
04/05/2019

Të rejat në Menaxhimin e Sinkopës

Të rejat në Menaxhimin e Sinkopës
Intermedica merr pjesë në organizimin e Konferencës së Pranverës “Të rejat në Menaxhimin e Sinkopës”, organizuar në Durrës në datën 4 maj 2019 nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë.
03/05/2019

Advances in Obstetrics, Gynecology and Ultrasound

Advances in Obstetrics, Gynecology and Ultrasound
Intermedica mbështet organizimin e Kongresit Ndërkombëtar “Advances in Obstetrics, Gynecology and Ultrasound”. Ky Kongres ka për qëllim të sigurojë një forum me studiues dhe klinicistë të njohur nga vende të ndryshme të botës, për të këmbyer praktika dhe ide novative, si dhe për t’u njohur me të rejat e fundit në fushën e obstetrikës, gjikenologjisë dhe ekografisë.
13/04/2019

Impakti i një sistemi mbështetës për diagnozat klinike në Alergologji

Impakti i një sistemi mbështetës për diagnozat klinike në Alergologji
Intermedica merr pjesë në organizimin e aktivitetit shkencor me temë “Impakti i një sistemi mbështetës për diagnozat klinike në Alergologji” promovuar nga Shërbimi i Alergologjise dhe Imunologjisë Klinike, Fakulteti Mjekësor i Tiranës, në bashkëpunim me Qëndrën Spitalore Universitare Charité, Berlin, dhe me Shoqatën Shqiptare të Alergjisë Astmës dhe Imunologjisë Klinike. Në këtë aktivitet u paraqitën rezultatet e një studimi shkencor evropian multicentrik dyvjecar, mbi vleren e disa metodave inovative në përcaktimin e alergenit polenik, të realizuar nga qendra universitare në shtatë vende të Evropës Mesdhetare si Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Shqipëria, Greqia dhe Turqia. Ky sistem që ndihmon në vendimarrjen..Read More
01/02/2019

Osteoporoza dhe Osteoartriti në Shëndetin Kockor

Osteoporoza dhe Osteoartriti në Shëndetin Kockor
Intermedica, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik Sarandë, organizoi Konferencën me temë “Osteoporoza dhe Osteoartriti në Shëndetin Kockor”. Konferenca organizuar në qytetin e Sarandës, kishte si qëllim prezantimin e protokollove lidhur me parandalimin, vlerësimin e rrezikut, diagnozën dhe trajtimin e osteoporozës dhe osteoartritit.
2018
25/10/2018

Expo Medical Albania

Expo Medical Albania
Intermedica, pjesë e Edicionit të parë të Expo Medical Albania, organizuar në datat 25, 26 dhe 27 tetor 2018 në Pallatin e Kongreseve. Panairi më i madh shëndetësor në Shqipëri, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkia Tiranë, mblodhi së bashku ofertuesit më të mëdhenj të sistemit të shëndetësisë në vend.
29/09/2018

Të rejat në Menaxhimin e Insufiçiencës Kardiake Akute

Të rejat në Menaxhimin e Insufiçiencës Kardiake Akute
Intermedica sponsor në Konferencën me temë “Të rejat në Menaxhimin e Insufiçiencës Kardiake Akute”, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë. Në këtë konferencë u prezantua programi që ka për qëllim njohjen e aspekteve më të reja të menaxhimit të insufiçiencës kardiake akute.
13/09/2018

Kongresi i Parë i Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovës

Kongresi i Parë i Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovës
Intermedica sponsor në Kongresin e Parë të Shoqatës së Biokimistëve Klinik të Kosovës, organizuar në Prishtinë në datat 13-14 shtator. Ky Kongres me pjesëmarrje ndërkombëtare, do të trajtojë tema të rëndësishme në fushën e Biokimisë Klinike, si menaxhimin e cilësisë në laborator, harmonizimin dhe standartizimin e praktikave laboratorike, sëmundjet infektive, metodat bashkëkohore, etj.
25/05/2018

Onkologjia Pulmonare

Onkologjia Pulmonare
Intermedica sponsor në Kongresin Shkencor “Onkologjia Pulmonare”, organizuar nga Shoqata Mediko-Onkologjike Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare Respiratore (ARS).
20/04/2018

Kursi i Parë i Ekokardiografisë Fetale

Kursi i Parë i Ekokardiografisë Fetale
Intermedica sponsor i Kursit të Parë të Ekokardiografisë Fetale që u mbajt në datat 20-21 Prill 2018, në Tiranë. Incidenca e anomalive kardiake fetale në Shqipëri është e konsiderueshme, prandaj njohja sa më e thellë e ekokardiografisë fetale është e një rëndesie të veçantë. Për këtë arsye u organizua ky kurs i nevojshëm për për mjekë obstetër-gjinekologë, kardiopediatër, neonatologë.
31/03/2018

Konferenca e Gastroenterologji-Hepatologjisë

Konferenca e Gastroenterologji-Hepatologjisë
Intermedica mbështet Shoqatën Shqiptare të Gastroenterologji-Hepatologjisë në organizimin e Konferencës së XIX-të Kombëtare, në të cilën u prezantuan testet më të fundit që do ti vijnë në ndihmë mjekëve gastrohepatologë për diagnostikimin e saktë të patologjive të ndryshme. Tiranë, 31 Mars 2018.
03/03/2018

Alergjia Molekulare – Era e re e Alergologjisë

Alergjia Molekulare – Era e re e Alergologjisë
Laborator Intermedica, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike, organizoi në Tiranë Konferencën Shkencore me temë “Alergjia Molekulare – Era e re e Alergologjisë” në të cilën u prezantuan metodat e fundit laboratorike në diagnozën e alergjisë, përdorimi i tyre në praktikën klinike dhe zbatimi në alergologjinë shqiptare. Intermedica, është laboratori i parë që sjell në Shqipëri diagnostikimin e sëmundjeve alergjike me anë të biologjisë molekulare dhe është gjithashtu ndër të parët në rajon, duke hedhur kështu hapin e parë drejtë erës së re të “mjekësisë së personalizuar”. Aplikimi i kësaj teknike, tregon potencialin që ka..Read More
2017
22/12/2017

Konferenca E VII-të Kombëtare e Reumatologjisë

Konferenca E VII-të Kombëtare e Reumatologjisë
Intermedica sponsor në Konferencën “Konferenca E VII-të Kombëtare e Reumatologjisë”. Intermedica në mbështetje të Shoqatës Shqiptare të Sëmundjeve Muskuloskeletike dhe Autoimune për të përfshirë në rutinën mjekësore ekzaminimet më të fundit reumatologjike. 22 dhjetor 2017.
16/12/2017

Infarkti i Miokardit me ngritje të ST

Infarkti i Miokardit me ngritje të ST
Intermedica sponsor në Konferencën e XXI-të vjetore të Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë, me pjesëmarrje ndërkombëtare, “Infarkti i Miokardit me ngritje të ST”. Intermedica prezanton algoritmin e diagnostikimit të gradës së Insufiçencës Kardiake nëpermjet matjes së nivelt të Pro-BNP. 16 dhjetor 2017
31/10/2017

Konferenca e XII-të Hemopatitë Malinje

Konferenca e XII-të Hemopatitë Malinje
Intermedica sponsor në Konferencën “Konferenca e XII-të Hemopatitë Malinje”. Intermedica mbështet Shoqatën Shqiptare të Hematologjisë, në realizimin e konferencës mbi hemopatitë malinje, ku theksi u vendos në diagnostikimin gjentik të këtyre patologjive. Data, 31 tetor 2017
13/10/2017

8th South East European Conference on Chemotherapy and infection

8th South East European Conference on Chemotherapy and infection
Intermedica sponsor në Konferencën “8th South East European Conference on Chemotherapy and infection”. Në këtë konferencë Intermedica paraqitet me inovacionin dhe risinë më të fundit, atë të testimit të SST-ve me metodën PCR – Real Time sasiore. Durres, Premium Peach Hotel, 13-14 tetor 2017.  
12/05/2017

Kongresi i V-të Ndërkombëtar i Shoqatës të Obstetrikë-Gjinekologjisë

Kongresi i V-të Ndërkombëtar i Shoqatës të Obstetrikë-Gjinekologjisë
Intermedica sponsor në Konferencën “Kongresi i V-të Ndërkombëtar i Shoqatës të Obstetrikë-Gjinekologjisë”, organizuar pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërise. Në këtë Konferencë u promovua Testimi Prenatal Jo-invaziv i gjeneratës së re, Veracity Test dhe Harmony Prenatal Test.