Hematologji

SYSMEX XN-550

 

Analizatori diferencial kompakt, Sysmex XN-550 kryen majten e automatizuar të mostrave duke përmirësuar produktivitetin e punës nëpërmjet funskionit të tij Rerun & Reflex dhe opsionin e ngarkimit të vazhdueshëm. Ky model gjithashtu përmban një IPU të integruar dhe vihet në funksion nëpërmjet një display touch kompakt me ngjyra LCD. XN-550 përfshin teknologjitë e njohura Sysmex të citometrisë së rrjedhës së fluorescencës, fokusimin hidrodinamik dhe metodën SLS pa cianid për përcaktimin e hemoglobinës. Gati për të ardhmen, mund të përmirësohet duke shtuar vlerat e reja klinike dhe të produktivitetit, ose duke zgjedhur shërbime të mëtejshme profesionale bazuar në kërkesat e laboratorit.

 

 

 

SYSMEX XN-350

XN-L Pure paraqitet si një analizator i përballueshëm në kosto dhe ju siguron saktësi dhe besueshmëri në rezultatet tuaja. Analizatori hematologjik XN-L Pure paraqitet komod për laboratorët me fluks të ulët dhe të mesëm pune.

XN-L Pure bën një diferencim me 5 popullata qelizore si dhe dallon granulocitet e pamaturuara. Analizatori aspiron vetëm 25 µL volum për të nxjerrë gjithë gjakun komplet, dhe 70 μL në rastin kur bëjmë parahollim. Ai ka një kapacitet për shpejtësi pune në 60 mostra për orë.

 

 

SYSMEX XS-1000i

Seria XS-1000i e prezantuar nga Sysmex përfaqëson teknologjinë më të fundit në fushën e Hematologjisë, për laboratorë të vegjël dhe të mesëm me një gamë prej 50-70 analizash në ditë.

Parimi i matjes Flouoresence Flow Cytrometry (Citometria e fluoreshencës rrjedhëse) rrit mundësinë analitike duke mos bërë kompromis në lidhje me rezultatet.

Avantazhet kryesore që e dallojnë Cobas Sysmex XS-1000i nga aparaturat e tjera janë:  

  • I saktë dhe efikas;
  • Performancë e qëndrueshme;
  • Aftësi diagnostikuese efektive duke përdorur citometrinë e fluoreshencës rrjedhëse;  
  • Përdorimi i një sistemi  barkodi efektiv;
  • I lehtë në përdorim.

 

 

SYSMEX XN-1500

I gjithë në një, analizatori XN – 1500 përfaqëson kombinim ideal për laboratoret me fluks të lartë pune, i cili mat parametrat e gjakut komplet, automatikisht hap lamat dhe bën ngjyrimin e saj sipas kërkesës së përcaktuar prej rregullave të laboratorit.

Hapja e lamave është plotësisht automatike dhe ndërhyrja e operatorit është minimale ku hapja e lamës me vetëm një shtresë qelizore jep një pamje të shkëlqyer duke ofruar një mundësi për diagnostikim të lehtë dhe të shpejtë përmes mikroskopisë.

XN – 1500 analizon deri në 100 mostra gjaku për orë si dhe hap deri në 30 lama për orë.

 

 

CUBE 30 TOUCH DIESSE

Instrument automatik për përcaktimin e ESR në 30 mostra njëkohësisht direkt në tubin hematokrit. Nuk nevojitet një tub citrati i posacëm. Sistem plotësisht i automatizuar për përcaktimin e drejtpërdrejtë të ESR në mostrat e gjakut / EDTA. Miksim automatik, lexues i brendshëm me kod-bar dhe printer.

Nuk ka prodhim të mbetjeve dhe asnjë kosto ekstra për deponimin e mbeturinave. Gjithashtu nuk përbën rrezik biologjik pasi ESR përcaktohet në të njëjtën tub të mbyllur të numërimit të qelizave dhe nuk ka asnjë kontakt me gjakun.