Qëllimi i Kongresit të V është përditësimi i risive shkencore, teknike dhe kosto-efektive në kujdesin gjatë shtatzënisë. Eventi ka gjithashtu qëllim të përmirësojë njohuritë teoriko-praktike në diagnozën prenatale, si një prerekuizit mjaft i rëndësishëm në mirëqënien fetale.

Në këtë ngjarje të rëndësishme tekniko-shkencore morën pjesë mjekët obstetër-gjinekologë të të gjithë Shqipërisë dhe zonës shqipfolëse të rajonit (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi), mjekët e familjes dhe infermieret e fushës së obsterikës.