Biologji molekulare

SISTEMI COBAS® 4800 (COBAS X 480 dhe COBAS Z 480)

 

Ky sistem ofron menunë më të përsosur të testimit, përgatitjen plotësisht të automatizuar të mostrave, amplifikimin / zbulimin PCR në kohë reale dhe softuer të lehtë për t’u përdorur për shumë tipologji të mostrave (detektimi i Chlamydia), Trachomatis (CT), Neisseria Gonorrhoeae (NG), Human Papillomavirus (HPV) dhe një gamë në zgjerim për analiza të tjera.

 

Përbëhet nga pajisja COBAS X 480 për përgatitjen e mostrës së acideve nukleike dhe pipetimin PCR dhe COBAS Z 480, analizatori PCR në kohë reale. 

 

Analizatori Cobas Z 480 është gjithashtu në dispozicion si sistem i vetëm dhe mund të përdoret për parametra në fushën onkologjike si BRAF, KRAS dhe EGFR.

EUROArray System

 Metoda Microarray konsiston në disa sekuenca ADN-je, të cilat janë të vendosura në një sipërfaqe qelqi, në spote mikroskopike dhe pozicione saktësisht të përcaktuara. Materiali gjenetik i individit izolohet ose purifikohet dhe më pas shumëfishohet (me PCR) përmes sondave (probeve) specifike, të cilat janë të shënjuara me fluoreshencë. Copat e shumëfishuara, duke qenë komplementare me sekuencat e ADN-së të vendosura në sipërfaqen e qelqit hibridizohen. Identifikimi i pranisë së tyre të konfirmohet përmes gjenerimit të sinjalit me fluoreshencë. Kjo medotë moderne e biologjisë molekulare lejon të identifikojmë mutacione të ndryshme të dyshuara apo nëse jemi mbartës të një sëmundje të caktuar.

Në vetëm disa sekonda, rezultatet gjenerohen përmes aparatit EUROArray Scanner, i cili është plotësisht i automatizuar dhe gjeneron automatikisht rezultatin e standardizuar duke shmangur çdo veprim të jashtëm të përdoruesit. Kontrollet e integruara të përfshira në mostrën e analizuar konfirmojnë një proces të sigurtë.