ALEX²® – ALLERGY

Ky është testi i parë i alergjisë i cili mundëson matjen e njëkohshme të IgE totale (tIgE) dhe IgE specifike (sIgE) për një gamë të gjërë ekstraktesh alergene dhe alergeneve molekulare.

Bazuar në përbërjen e paneleve tona të testimit për ekstraktet e alergeneve dhe alergeneve molekulare, mund të përfitohet një panoramë thuajse e plotë e sensibilizimit të secilit pacient. ALEX² bazohet në teknologjinë nano-bead.

Paneli i ri ALEX 2.0 by MadX, përfaqëson plotësimin e të gjitha nevojave që pacientet mund të kenë, duke mbuluar deri në 99% të kërkesave të alergologut për vendosje diagnoze.

Ky panel ofron analizimin e 295 alergenëve, prej të cilëve 180 në nivel molekular. Falë mënyrës së përpunimit të mostrës kemi avantazhin e madh të reduktimit të riskut për reaksione të kryqëzuara deri në 95% të zhvillimit të tyre.